Ndani këtë informacion.
9 Mars 2021, Tiranë (Shqipëri) - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton sot fillimin e fluturimit të ri të drejtpërdrejtë me Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait (DBX) dhe anasjelltas duke filluar nga data 28 Mars 2021. Linja ajrore me bazë në Dubai, Flydubai, do të operojë dy herë në javë, të Enjteve dhe të Dielave, me një Boeing 737.
Flydubai do të jetë linja e parë me qendër në Dubai që ofron fluturime direkte në këtë itinerar.
Fluturimet do të nisen nga TIA në 13.30 pasdite duke arritur në DXB në 21.55 të darkës, të orës lokale. Fluturimi i kthimit niset në 9.35 të mëngjesit, ora lokale, nga Dubai dhe arrin në TIA në 12.30 të drekës.
Kompania ajrore Emirates do të operojë tranzit së bashku me kompaninë Flydubai duke u ofruar udhëtarëve më shumë lidhje pa ndërprerje përmes qendrës ndërkombëtare të aviacionit të Dubait në 155 destinacione duke përfshirë Australinë, Kinën, Oqeanin Indian, Japoninë dhe Azinë Jugore.
Për orarin e plotë dhe çmimet, ju lutemi vizitoni: https://www.flydubai.com/en/plan/timetable ndërkohë që biletat janë në shitje nga 10 Mars 2021.
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.
Mësoni më shumëOfertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al