Publikime

KOMPANIA AJRORE WIZZ AIR KRIJON BAZËN E RE TË AVIONËVE NË TIRANË

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

• Tre avionë dhe një rrjet prej 25 destinacionesh në vitin 2020

• 15 destinacione të reja në tetë vende për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Tiranë, 29 maj 2020: Wizz Air, linja më e madhe ajrore me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, njoftoi sot bazën e re në Tiranë. Linja ajrore do të bazojë 3 avionë Airbus A320 në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në korrik 2020. Së bashku me krijimin e bazës së re dhe ekzistencën e dhjetë destinacioneve tashmë në operim, Wizz Air njoftoi 15 destinacione të reja për tetë vende nga Tirana duke filluar nga korriku 2020, duke shënuar në total në 25 destinacione nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Tre avionët Airbus A320 do të mbështesin operacionet e pesëmbëdhjetë rrugëve të reja për në Beauvais (Paris), Charleroi (Bruksel), Eindhoven, Mulhouse Euroairport, Karlsruhe / Baden-baden, Hamburg, Berlin Schönefeld, Frankfurt Hahn, Pragë, Heraklion, Rodos, Bari, Katania, Milano Malpensa dhe Torino, duke arritur në mbi 800 mijë vende në shitje në 25 destinacione nga Tirana në vitin 2020. Rrjeti në rritje shqiptar i Wizz Air do të mbështesë turizmin lokal, do të sjellë më shumë kapital në rajon si dhe do të lidhë Tiranën me destinacione të reja dhe emocionuese 

“Wizz Air filloi të fluturonte në Tiranë në 2017 dhe që prej asaj kohe ka transportuar gati gjysmë milioni pasagjerë në dhe nga kryeqyteti shqiptar. Ne jemi shumë të lumtur që mirëpresim krijimin e bazës së re të Wizz Air në Tiranë. Kjo do të thotë konkurrencë e ndershme midis linjave ajrore, më shumë pasagjerë kur kufijtë tanë të jenë të hapur, çmime të përballueshme të biletave dhe mundësi udhëtimi për pasagjerët. Me përvojën e ofrimit të shërbimeve me tarifa të ulët, por me cilësi të lartë gjatë viteve të kaluara në Tiranë, kemi besim se me krijimin e bazës së saj më të re, 30-të, Wizz Air do të sjellë më shumë rritje ekonomike në rajon dhe do të lidhë Shqipërinë me vendet e tjera të Evropës", tha në konferencën për shtyp Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben.

Duke folur gjithashtu në konferencën për shtyp në Tiranë sot, József Váradi, Drejtori i Përgjithshëm i Wizz Air Group tha: "Ne jemi të lumtur të njoftojmë sot hapjen e bazës sonë në Tiranë. Pas tre vitesh operacionesh të suksesshme, ne jemi të përkushtuar për të sjellë më shumë udhëtime të përballueshme për klientët tanë shqiptarë, ndërsa ndihmojmë në ngritjen e sektorit lokal të turizmit. Angazhimi ynë afatgjatë për Shqipërinë duke sjellë lidhje të mëtejshme me Tiranën dhe Shqipërinë do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve ekonomike me vendet e tjera. Hapja e bazës sonë dhe vendosja e tre avionëve modernë më të mëdhenj është një hap përpara për të forcuar praninë tonë afatgjatë në Shqipëri. Jemi të kënaqur që shtojmë pesëmbëdhjetë rrugë të reja tërheqëse sot dhe mbajmë standardet më të larta të protokolleve tona sanitare. Kemi besim se tarifat shumë të ulëta të Wizz Air dhe rrjeti i shkëlqyeshëm i rrugëve do ta bëjnë udhëtimin të përballueshëm për gjithnjë e më shumë pasagjerë."

Linja ajrore njoftoi një sërë masash të përmirësuara të higjienës, për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e klientëve dhe ekuipazhit të saj. Si pjesë e këtyre protokolleve të reja, gjatë gjithë fluturimit, si ekuipazhi i kabinës ashtu edhe pasagjerëve u kërkohet të mbajnë maska, ndërsa ekuipazhi i kabinës gjithashtu u kërkohet të mbajnë doreza.

Që nga mesi i marsit, pas COVID-19, trafiku i TIA u zvogëlua fuqishëm. Aeroporti aktualisht mbetet i hapur për fluturime emergjente, humanitare apo të riatdhesimit. Numri i fluturimeve të riatdhesimit është të paktën një në ditë. Përveç kësaj, TIA ka një ose dy fluturime mallrash në ditë. Sidoqoftë, muaji Qershor parashikohet se do të jetë koha e hapjes së kufijve ajrorë dhe koha për të fluturuar sërish nga Aeroporti Ndërkombëtar të Tiranës.

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.