Publikime

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u kërkon mediave të caktuara të pushojnë së botuari lajme të rreme në lidhje me masat kundër COVID-19 ndaj bizneseve në aeroport

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

22 Prill 2020 - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u kërkon mediave të caktuara të pushojnë së botuari më tej lajme të rreme dhe të tërheqin ato të transmetuara apo publikuara, në lidhje me masat e marra në aeroport kundër përhapjes së COVID-19, ndaj operatorëve të biznesit.

 

TIA po ndjek me shqetësim publikimin e fakteve të pavërteta që pretendojnë në mënyrë të rreme se “Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim sot kundër Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Constantin von Alvensleben, sipas komenteve mediatike që ka shkelur urdhërat e qeverisë, duke detyruar bizneset që operojnë në terminal për të qëndruar të hapur dhe duke i kërcënuar ata me marrëveshjen e lidhur me ta ”, transmetuar nga STOP Klan TV (më 20 - 21 prill 2020) dhe botuar në portale të tjera, më 22 prill 2020.

 

Në përgjigje të këtyre lajmeve të pavërteta dhe plotësisht të rreme, TIA dëshiron të sqarojë që ka ndjekur në mënyrë rigoroze të gjitha vendimet e marra nga Qeveria e Shqipërisë për masat specifike për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Operatorëve të bizneseve në aeroport u është kërkuar që të respektojnë vendimet e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, konkretisht sipas urdhërave të datës 10 Mars 2020 dhe 12 Mars 2020.

 

Urdhri Nr.156, datë 10/03/2020 "Për masat specifike që duhen marrë për të parandaluar përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19" të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka në thelb vendimin që restorantet dhe baret duhet të respektojnë distancën prej dy metrash të tavolinave nga njëra-tjetra. TIA u ka kërkuar operatorëve të saj të biznesit që të respektojnë këtë urdhër. 

 

Urdhri Nr. 164 datë 12/03/2020 "Për mbylljen e bareve, restoranteve dhe ushqimeve të shpejta" të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka në thelb vendimin për mbylljen e restoranteve dhe bareve në kuadër të masave për përhapjen e COVID-19. TIA u ka kërkuar operatorëve të bizneseve në aeroport që t’i përmbahen këtij urdhëri. Mbyllja e operatorëve të biznesit vazhdon dhe do vazhdojë deri në një njoftim të dytë nga autoritetet shtetërore.

 

çdo koment i mëtejshëm apo deklaratë publike e bërë nga mediat e sipërpërmendura - një muaj pas këtyre fakteve - për të dezinformuar dhe për të dëmtuar figurën publike të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv dhe vetë kompanisë, pa asnjë provë të bazuar, është subjekt i ligjit dhe do të ketë pasoja ligjore.

 

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mbështetur gjithmonë transparencën e mediave, të drejtën për informim dhe ka dënuar me forcë lajmet e rreme në emër të interesit të vogël të bizneseve apo njerëzve të caktuar.

 

Tirana International Airport është e ndjeshme ndaj të gjithë situatës kritike të krijuar nga COVID-19. TIA ka bërë maksimumin për marrjen e masave për të ndihmuar fluturimet e riatdhesimit dhe fluturimet e mallrave, por mbi të gjitha ka ndihmuar partnerët e saj në këto ditë të vështira. TIA ka qenë shumë bujare në marrjen e masave lehtësuese për bizneset që operojnë në aeroport, pavarësisht se fluturimet e pasagjerëve u ulën me 98%.

 

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet besnik ndaj mediave të besuara si mjeti sublim për të informuar saktë publikun dhe për të formësuar zhvillimin e Shqipërisë në mënyrën më të mirë të mundshme, si kontributi kryesor i saj.

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.