Ndani këtë informacion.
OPERIMET Në AEROPORTIN NDëRKOMBëTAR Të TIRANëS I KTHEHEN NORMALITETIT
Më 1 Dhjetor 2017, operimet në Tirana International Airport (TIA) iu rikthyen normalitetit, me një ndikim shumë të vogël në operimet e fluturimeve një ditë pas shirave të rrëmbyeshëm që përmbytën shumë zona të Shqipërisë.
Të gjitha fluturimet po kryhen normalisht, përveç disa vonesave. Në përgjigje të pyetjeve të medias, TIA dëshiron të theksojë si më poshtë:
- Më 30 Nëntor 2017, dy fluturime të cilat ishin parashikuar për t’u ulur në orën 21.50 janë devijuar. Dy fluturimet e Shoqërive Ajrore Pegasus Airlines dhe Blue Panorama, kanë zbritur në Shkup dhe Bari përkatësisht. Më vonë, Pegasus Airlines është ulur në Tiranë në orën 02.50 ndërsa Blue Panorama ka akomoduar pasagjerët në një hotel në Bari. Fluturimi BP është nisur nga Bari në orën 09.00 për të zbritur më pas në Tiranë në orën 09.35.
- Shoqëritë Ajrore Turkish Airlines, Austrian Airlines dhe Alitalia kanë anulluar fluturimet e tyre të mesnatës për t’i operuar ato ditën e sotme më datë 1 Dhjetor.
- Pasagjerët e Fly Ernest me destinacion Milanon u nisën në orën 00.30 sapo kushtet e motit u përmirësuan në masë të mjaftueshme.
- Më 1 Dhjetor, fluturimet iu rikthyen normalitetit, edhe pse me disa vonesa të cilat janë njoftuar në faqen zyrtare të internetit të Tirana International Airport: www.tirana-airport.com. Deri në këtë moment për shkak të reshjeve, ka pasur vonesë për pasagjerët të cilët udhëtonin drejt destinacioneve si Roma dhe Stambolli.
- është e qartë se kushtet e këqija të motit kanë ndikuar në fluturimet e TIA-s me disa fluturime të anulluara dhe dy prej tyre të devijuara. Megjithatë, së bashku me shoqëritë ajrore dhe strukturat e Aviacionit Civil, është arritur që fluturimet të kthehen në normalitet me sukses.
- Në këtë situatë, TIA i ka dhënë përparësi sigurisë dhe gjen rastin të falenderojë të gjithë stafin e saj, si dhe të gjitha palët e tjera të përfshira në mbrojtjen e njerëzve në zonat e përmbytura. TIA mbështet solidaritetin për të gjithë palët e prekura nga përmbytjet dhe jo vetëm Aeroportin.
- Dëshirojmë t’iu kërkojmë pasagjerëve të cilët zbresin në TIA të konsultohen me burimet zyrtare shtetërore përpara se të kthehen në shtëpi, si dhe të udhëtojnë me kujdes në rrugët e hapura për kalim.
- Në rast nevoje për asistencë, ju lutemi të telefononi në Qendrën e Informacionit të TIA-s në numrat e mëposhtëm: +355 4 238 1800, ose +355 4 238 1600.
-----
Ndani këtë informacion.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.
Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.
Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.
Mësoni më shumëOfertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.
© 2022 Tirana International Airport. All Rights Reserved.
Design & Programming by codify.al