Ushtrimi i Planit te Emergjencës së Tirana International Airport
Shpërndaje
Ndani këtë informacion.
Ditën e martë më 14 nëntor 2017, në orën 13:00, strukturat përgjegjëse të Departamentit të Zjarrfikëses dhe Shpëtimit, Njësia e Ndihmës së Shpejtë si dhe stafi i Tirana International Airport (TIA) u vunë në provë me anë të një ushtrimi emergjence të simuluar. Simulimi përfshinte një rast emergjence i cili lindi gjatë furnizimit me karburant të një avioni nga i cili rezultoi të kishte një rrjedhje të një sasie të madhe karburanti.
Qëllimi i këtij ushtrimi ishte paraqitja e një situate reale dhe sfiduese në të cilën personeli i aeroportit si dhe zjarrfikësit mund të zhvillonin sigurinë dhe aftësinë në përballjen me zjarrin.
Nëpërmjet këtij ushtrimi, shërbimet e lartpërmendura të Aeroportit iu nënshtruan procedurave të rrepta dhe të gjitha njësitë u përgjigjën në mënyrën më të mirë.
“Duke kryer këtë ushtrim, TIA siguron që të gjitha palët e përfshira të jenë të përgatitura si dhe t’i përgjigjen në mënyrën e duhur një emergjence apo incidenti të tillë. TIA ka një shkallë të lartë përgjegjësie dhe duke zhvilluar aftësinë tonë për t’u përballur me emergjenca të tilla, ne kontribuojmë në sigurinë në mënyrën më të mirë që mundemi”, u shpreh Dr Rolf Castro-Vasquez, Drejtor i Përgjtihshëm Ekzekutiv i TIA-s.
Kërkesa për të zhvilluar një ushtrim të tillë një herë në dy vite, i mundëson TIA-s të demonstrojë se, në rast të një emergjence që nuk ka probabilitet të ndodhë, të gjitha njësitë e saj do të reagojnë menjëherë dhe në formën e duhur. Agjencitë të cilat kanë marrë pjesë kanë simuluar detyrat që ato duhet të ushtrojnë në Programin e Emergjencës së Aeroportit.
Zyrtarë nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar si dhe autoritete vendase ishin gjithashtu të pranishëm në ushtrim së bashku me pjesëmarrësit nga Departamenti i Zjarrfikëses dhe Shpëtimit, Kryqi i Kuq dhe Stafi i Aeroportit.
Shpërndaje
Ndani këtë informacion.
Publikimet më të fundit
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.