Publikime

Volotea Airline përuron destinacionin e ri drejt Shqipërisë

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Volotea shton Tiranën në rrjetin e saj duke përuruar destinacionin e parë të fluturimit drejt Veronës.
Fluturimet do të fillojnë me datë 17 Dhjetor 2015.

Më 17 Dhjetor 2015, Tirana International Airport (TIA) do të përuroje një destinancion të ri Tiranë-Verona i cili do të operohet nga Volotea, një shoqëri e vendeve të vogla dhe te mesme të Europës. Shoqëria Ajrore do të operojë dy herë në javë me një avion të tipit Boeing 717.

“Me kënaqësi mirëpresim Volotea si partneri jone më i ri në listën e shoqërive ajrore dhe besoj se do të pritet shumë mirë nga pasagjerët e Tirana International Airport. Ky destinacion i ri do të ofrojë mundesinë për zhvillim të mëtejshem të biznesit ndërmjet dy qyteteve si dhe mundesi të mira për pushime gjithashtu: një kombinim shumë i mirë” përfundoi Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s, Z. Rolf Castro-Vasquez.

Edo Friart, Menaxheri i Zhvillimit Ndërkombëtar të Volotea ka shprehur emocionin e tij për përurimin e këtij destinacioni fluturimi nga Tirana: “Ne jemi të gëzuar të shtojmë Shqipërinë si vendi i 10-të në të cilin operojmë dhe Tiranën në rrjetin tonë nga Italia. Duke parë mundësitë që ofron Tirana, ne menduam të fillojmë me këtë destinacion në qendrën tonë të re të Veronas në Itali por shpresojmë të studiojmë destinacione të tjera të mundshme nga Tirana gjatë viteve në vijim”.

Volotea, shoqëria ajrore Europiane për qytetet e vogla dhe ato të mesme ofron fluturime direkte me tarifa terheqëse. Flota e saj përbëhet nga Boeing 717 i cili njihet për komoditetin dhe besueshmërinë i konfiguruar në një klas të vetëm me 125 vende. Fluturimi i saj i parë ishte me 5 Prill 2012 nga Aeroporti Marco Polo, Venecia.

Aktualisht, Volotea operon 157 destinancione në 67 kryeqytete rajonale dhe qytete të mesme të 10 vendeve Europiane (Francë, Itali, Spanjë, Gjermani, Greqi, Republike çeke, Kroaci, Izrael, Moldavi dhe Shqipëri).

Që nga themelimi i saj, Volotea ka transportuar më shumë se 5 milionë pasagjerë në Europë.

Që nga 23 prilli 2005, të gjitha përgjegjësitë për zhvillimin, operimin dhe menaxhimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” i takojnë Tirana International Airport SHPK (TIA), një kompani shqiptare me pronësi gjermano-amerikane. Aksionerët janë AviAlliance (ish HOCHTIEF AirPort) DEG Deutsche Investitions- und Entëicklungsgesellschaft dhe Fondi Shqiptaro Amerikan i Ndërmarrjeve. Mbështetur në njohuritë dhe përvojën e aksionerëve të saj, në menaxhim dhe financim, terminali i ri i pasagjerëve ka filluar punën më 22 mars 2007 Që nga viti 2005, më shumë se 70 milionë euro janë investuar në rindërtimin dhe zgjerimin e Aeroportit. Ndryshime të herë pas hershme të vogla por të rëndësishme, janë bërë në Aeroport meqënëse TIA vazhdimisht kërkon të përmirësojë shërbimin për klientët e saj.

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.