Të gjitha bagazhet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës i nënshtrohen masave të rrepta të kontrollit të sigurisë. Shembuj të artikujve të rrezikshëm të ndaluara në avion përfshijnë:
Rregullorja e re e marrëveshjes për udhëtim pa vizë të pasagjerëve shqiptarë të pajisur me pasaportë biometrike aplikohet për gjitha vendet e zonës Shengen, siç vijon më poshtë, me përjashtim të Anglisë dhe Irlandës. Kjo do të thotë që në vendet e mëposhtme lejohet udhëtimi pa vizë:
Austri, Belgjikë, Bullgari, Çeki, Danmarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Itali, Latvi, Lituani, Luksemburg, Maltë, Hollandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër.
Ju lutem referohuni menusë së Informacionit të Fluturimeve në faqen kryesore të internetit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Por ju lutemi mbani në vëmendje që informacioni i dhënë në këtë orar fluturimesh mund të ndryshojë. Kur të planifikoni udhëtimin tuaj, ju lutemi kontaktoni më parë linjën ajrore me të cilën do të fluturoni. TIA nuk mban përgjegjësi për saktësinë e këtyre informacioneve. Për më shumë informacion mund të drejtoheni tek këndi i informacionit, që ndodhet në sallën e check-in-it ose telefononi në +355 4 2381 800. Punonjësit tanë do të jenë të gatshëm t’ju ndihmojnë.
Ju lutem i referohuni menusë Si shkohet në Aeroport & Parking në faqen kryesore të internetit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Në përputhje me politikat për krijimin e një ambienti miqësor e të shëndetshëm për pasagjerët, Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës po aplikon një politikë të rreptë të ndalimit të duhanit në terminal. Për duhanpirësit ka vetëm një zonë të caktuar ku lejohet duhani: ajo është tek nisjet, ka një sallë të dedikuar për pirjen e duhanit, si dhe jashtë terminalit.