FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Adria Airways fillon fluturimet mes Tiranës dhe Mynihut

01.01.1970
• Kompania sllovene do të operojë me një Airbus 319
• Fluturimet janë programuar tre herë në javë

Tirana International Airport (TIA) organizoi një ceremoni të hënën, më 28 Mars 2016, për të shënuar fillimin e fluturimit mes Tiranës dhe Mynihut. Shërbimi që do të jetë tre herë në javë – të mërkurave, të premteve dhe të shtunave - operohet nga kompania ajrore sllovene Adria Airways me një Airbus 319.

“Shpreh urimet më të mira për Adria Airways dhe fillimin e mbarë të këtij destinacioni. Mynihu ka qenë gjithnjë një pikë tranziti shumë e rëndësishme për pasagjerët tanë dhe do të mbesë një destinacion tërheqës dhe i rëndësishëm për të gjithë ne” tha Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv I TIA-s Z. Rolf Castro-Vasquez.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po përgatitet për sezonin veror duke ofruar në mënyrë të vazhdueshme standardet e larta të sigurisë, shërbimit dhe komoditetit për të gjithë pasagjerët.