FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Njoftim zyrtar mbi shfaqjen e kodit (YU) pranë emërtimit të Prishtinës

01.01.1970

Duke vlerësuar ndjeshmërinë publike lidhur me shfaqjen e kodit (YU) pranë emërtimit të Prishtinës si destinacion në tabelën e fluturimeve reale në faqen e internetit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), kompania dëshiron të bëjë me dije se:

Në një situatë emergjente në kushtet e mbylljes së Aeroportit të Prishtinës, në TIA ka patur trafik të devijuar dhe ulje të detyruar avionësh. Kodi që shoqëron destinacionin Prishtinë shfaqet automatikisht nga baza të dhënash të mbartura nga sisteme ndërkombëtare informacioni që nuk menaxhohen  nga TIA.

TIA shpreh keqardhjen dhe do të donte të sillte në vëmendje, se çështje të tilla teknike të këtyre sistemeve ndërkombëtare të informacionit, nuk mundet dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të instrumentalizohen nga media apo individë për qëllime spekulative.

Mbetet fakti që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u vu tërësisht në dispozicion të pasagjerëve dhe avionëve të cilën bënë ulje të detyruar në TIA, në kushtet e një moti jo të favorshëm në Prishtinë, dhe kjo duhet vlerësuar.