FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Tirana International Airport feston Përvjetorin e 10-të

01.01.1970
• Ceremonia festive do të mbahet më 23 Prill
• TIA shënon një dekadë zhvillimi dhe progresi

Më 23 Prill 2015, Tirana International Airport (TIA) feston dhjetëvjetorin e koncensionit të Aeroportit, duke realizuar kështu gjysmën e projektit të koncensionit.

Në vitin 2005, TIA mori në administrim Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës i cili u shërbente afërsisht 600.000 pasagjerëve në vit dhe vitin e kaluar numri i pasagjerëve në TIA mbërriti në 1.8 milion. “Një rritje e tillë nuk nënkupton vetëm shifrat tona; por zhvillimin e vendit e cila është gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s, Z. Rolf Castro-Vasquez.

Tirana International Airport SHPK ka tre aksionerë—AviAlliance GmbH, DEG Deutsche In-vestitions- und Entwicklungsgesellschaft si dhe Albanian-American Enterprise Fund. Financimi i programit të investimit prej 70 milion Euro u krye nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si huadhënës kryesor i mbështetur nga Intesa SanPaolo, Alpha Bank dhe DEG.

“Me fillimin e operimit si kompani menaxhuese e Tirana International Airport në vitin 2005, TIA ka vendosur standarde të reja në transportin ajror në Shqipëri përsa i përket si cilësisë së shërbimeve ashtu edhe frekuencës së përdorimit të Aeroportit”, shtoi Z. Castro-Vasquez.

Në ceremoni do të jenë të ftuar përfaqësuesit më të lartë të Aeroportit, Qeverisë, partnerët e TIA-s, shoqëritë ajrore dhe klientët.