FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

TIA përuron destinacione të reja Paris dhe Bruksel

01.01.1970

Të martën më 31 Mars 2015, Tirana International Airport (TIA) përuroi fluturimin e parë nga Tirana në Paris në një ceremoni te mbajtur me këtë rast. Shoqëria Ajrore Sllovene Adria Airways do të operojë dy herë në javë - të martave dhe të shtunave - me një avion të tipit Airbus 319. Pas datës 4 Qershor ky destinacion do të bëhet 3 herë në javë.   

“Me kënaqësi ofrojmë një kryeqytet tjetër Evropian si destinacion për pasagjerët dhe dëshiroj të përgëzoj Adria Airways për këtë. Parisi është një qendër e rëndësishme dhe shumë tërheqëse dhe tashmë mund të them që TIA ofron mundësi të tjera lidhje ndërmjet qendrave të mëdha. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ne përfundoi Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s, Z. Rolf Castro-Vasquez.

Gjithashtu, të martën Adria Airways filloi operimin e fluturimeve nga Tirana në Bruksel dy herë në javë – të martave dhe të shtunave – dhe pas datës 4 Qershor tre herë në javë me një fluturim shtesë të enjteve.

Me fluturimet e reja, numri i destinacioneve që lidhen me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës arrin në 22.  

TIA po përgatitet për programin e fluturimeve të verës 2015 duke ofruar më shumë mundësi zgjedhje dhe në mënyrë të vazhdueshme standarde të larta të sigurisë, shërbimit dhe komoditetit për të gjithë pasagjerët.