FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Rrjeti i kompanisë italiane “CONAD” hap dyqanin e tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

01.01.1970

Më 20 Shkurt 2015, linja Italiane Conad hapi një dyqan të ri në Shqipëri, kësaj radhe në Tirana International Airport (“TIA”). Ky eveniment u shoqërua nga një ceremoni përurimi të zhvilluar në mjediset e terminalit. Dyqani i ri do të ofrojë shërbime për pasagjerët, të cilët fluturojnë nga aeroporti i vetëm ndërkombëtar i vendit.

Conad në aeroport, do të jetë shumë i dobishëm për blerjet e minutës së fundit të klientëve përpara nisjes nga aeroporti apo në mbërritje, si edhe për ushqime të lehta në lëvizjet e pasagjerëve. Dyqani ndodhet në zonën publike të terminalit dhe ofron një sërë mallrash të ndryshëm përfshirë këtu sende të zakonshme të ndihmës së shpejtë, verëra dhe ëmbëlsira.

Përfaqësues të Tirana International Airport dhe Conad morën pjesë në ceremoninë e hapjes.