FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

TIA përuron destinacionin e ri të fluturimeve Tiranë–Bari

01.01.1970

  

  • Kompania e Fluturimeve Balkan Express do të operojë më një avion të tipit Fokker 50
  • Programi i fluturimeve parashikon tre fluturime në javë

 

 

Më 26 Janar 2015, Tirana International Airport (TIA) përuroi fluturimin e parë nga Tirana në Bari. Kompania e Fluturimeve Balkan Express do të operojë tre herë në javë - të hënave, të mërkurave dhe të premteve - me një avion të tipit Fokker 50 të  shoqërisë ajrore Air Valle.  

 

“Ky është një lajm i mirë për të gjithë ne. Të përshtatur për qëndrime të shkurtra ose gjatë fundjavës, fluturimet janë caktuar në orare praktike për qytetarët Italianë që punojnë në Shqipëri dhe do të lehtësojnë udhëtimin drejt Italisë së Jugut për shumë ahqiptarë; fluturimi zgjat vetëm 50 minuta”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s, Z. Rolf Castro-Vasquez.

 

Në deklaratën zyrtare të kompanisë thuhet se biletat mund të rezervohen duke kontaktuar Balkan Express në numrin e telefonit +355 4225 1837 nga jashtë si dhe duke vizituar faqen e tyre zyrtare (www.balkanexpress.it) ose çdo zyrë apo përfaqësues të autorizuar të udhëtimit.

 

Me fluturimin e ri drejt Barit, numri i destinacioneve që lidhen me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës arrin në 21.  

 

Balkan Express njoftoi gjithashtu se duke filluar nga data 2 Mars, kompania do të fillojë të operojë fluturime nga Tirana në Brindisi me tarifa të ulëta për pasagjerët.

 

TIA po përgatitet për fillimin e fluturimeve në destinacione të reja në muajt në vijim duke ofruar në mënyrë të vazhdueshme standarde të larta të sigurisë, shërbimit dhe komoditetit për të gjithë pasagjerët.