FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Alitalia konfirmon 96 fluturime në javë për sezonin e dimrit 2014-15

01.01.1970
  • Kompania lajmëron fluturime direkte në tetë destinacione
  • Nga janari deri në shtator 2014 Alitalia u ka shërbyer gjysëm milionë pasagjerëve

 
Më 16 Tetor 2014, Alitalia lajmëroi se sezoni i dimrit 2014-15 parashikon 96 fluturime në javë drejt tetë destinacioneve në Itali. Në një ceremoni të zhvilluar ditën e enjte në Tiranë, kompania ajrore shprehu mirënjohjen për pasagjerët shqiptarë.

Fluturimet direkte që do të pasojnë me sezonin e dimrit do të përfshijnë Romën, Milanon, Pizën, Bolonjën, Torinon, Venecian dhe Xhenovën. Fluturimet do të operohen me avionë të tipit Airbus A319, A320 dhe A321.

Më tej, kompania italiane raporton se u ka shërbyer më se gjysëm milioni pasagjerëve mes Italisë dhe Shqipërisë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është gjithnjë i gatshëm të bashkëpunojë më kompanitë ajrore që operojnë në aeroport, për të rritur numrin e pasagjerëve dhe për t’u shërbyer atyre me standardet më të larta Europiane në cilësi dhe siguri.

Aktualisht numërohen 11 kompani ajrore që operojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, të cilat fluturojnë drejtpërdrejtë në 20 destinacione.