FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Air Serbia fillon fluturimet Tiranë–Beograd

01.01.1970
- Programi I fluturimeve parashikon tre fluturime në javë
- Kompania kombëtare e fluturimit do të operojë më një avion të tipit ATR72

Më 23 Shtator 2014, Tirana International Airport (TIA) përuroi fluturimin e parë nga Beogradi në Tiranë. Kompania kombëtare e fluturimit Air Serbia do të operojë tre herë në javë - të martave, të enjteve dhe të dielave - me një avion të tipit ATR72.

“Jemi të lumtur të mirëpresim Air Serbia-n si partnerin më të ri ajror dhe kam besim që një pritje të ngrohtë do të kenë edhe nga pasagjerët e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Kjo rrugë e re do të mundësojë zhvillim të mëtejshëm mes dy vendeve tona si nga pikëpamja ekonomike ashtu dhe për pushime, cilësi që mund t’i ofrojë një qytet i madh që është i lidhur me destinacione të tjera europiane: me pak fjalë, një kombinim fitues”, tha Znj. Suela Keri, Drejtoresha e Financës e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” gjatë ceremonisë që u zhvillua me këtë rast.

Drejtori Ekzekutiv i Air Serbia, Dane Kondić tha: “Rifillimi i shërbimeve drejt Tiranës u volit më shumë se dy milion shqiptarëve në diasporë në Evropë përmes opsioneve të rritura të udhëtimit dhe lidhjeve me atdheun e tyre përmes Beogradit. Rruga do të kontribuojë edhe për rritjen e turizmit që drejtohet për në Shqipëri.”

Deklarata zyrtare e kompanisë thotë se biletat e fluturimit mund të blihen duke
kontaktuar Zyrën e Informacionit të Air Serbia +381 11 3112123 nga jashtë ose 0800 11 528 nga Serbia, apo duke vizituar faqen e internetit (www.airserbia.com), ose nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar të udhëtimit.

Mes të ftuarve në ceremoninë e fluturimit të parë me Beogradin ishte edhe Zv. Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës, Z. Ylli Manjani i cili u shpreh se “Qeveria Shqiptare është tepër e angazhuar për të zhvilluar më tej këtë sektor mjaft me rëndësi, në të cilin operatorët e transportit ajror janë të pozicionuar mirë, ku Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe ente të tjera private ndajnë të njëjtin vizion për zhvillimin e këtij sektori qendror. Fluturimet e drejtpërdrejta mes dy kryeqyteteve janë tjetër mundësi për integrim të mëtejshëm të rajonit.”

Me fluturimin e ri drejt Beogradit, arrin në 20 numri i destinacioneve që lidhen me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.