FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Tirana International Airport shpreh mirënjohjen për çdo pasagjer të fluturimeve të pezulluara

01.01.1970

- Disa nga fluturimet e Belle Air po mbulohen nga kompania ajrore italiane Blue Panorama Airlines
- Kompania ajrore Belle Air pezulloi fluturimet për arësye të vështirësive financiare

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) falenderon dhe shpreh vlerësimin më të lartë për secilin pasagjer që është prekur nga pezullimi së fundmi, i fluturimeve të kompanisë Belle Air. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka çmuar me vërtetësi bashkëpunimin dhe durimin e pasagjerëve, shqetësimi i papërshtatshëm i të cilëve është tërësisht i kuptueshëm dhe është ndjekur hap pas hapi. TIA u informua nga kompania e fluturimeve Belle Air për pezullimin e fluturimeve, pasojë e vështirësive financiare, më 24 Nëntor 2013. Lajmërimi u dha nëpërmjet një njoftimi për shtyp që u shpërnda për median në të njëjtën ditë. Belle Air i filloi operimet në TIA në vitin 2006. Fluturimet e kësaj kompanie kishin më së shumti si destinacione, qytete të Italisë. Disa nga këto destinacione po mbulohen nga kompania italiane Blue Panorama Airlines, deri në një njoftim të dytë. Për informacion të mëtejshëm mbi fluturimet ditore në kohë reale, mund të vizitohet faqja zyrtare online e aeroportit: www.airport-tirana.com Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës i mbetet besnik pasagjerëve të tij dhe shpreh besimin se autoritetet shtetërore do të gjejnë së shpejti një zgjidhje që të përmbushë nevojat e të gjithë udhëtarëve. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të vazhdojë të informojë, të mbështesë, dhe të jetë në shërbim pasagjerëve të tij si pjesa më e vlefshme e gjithçkaje.