FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Katër kompani ajrore pritet të kryejnë 140 fluturime direkte në javë nga Tirana drejt Italisë

01.01.1970

- Alitalia dhe AirOne do të shtojnë fluturimet drejt destinacioneve italiane
- Meridiana, Livingston dhe kompania ajrore Small Planet do të fillojnë operimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) informon pasagjerët se duke filluar nga data 20 dhjetor 2013, katër kompani ajrore do të operojnë rreth 140 fluturime në javë nga Tirana drejt destinacioneve të ndryshme të Italisë.
Pas pezullimit të fluturimeve të Belle Air dy javë më parë, një numër kompanish ajrore shprehën interes në tregun ajror shqiptar. Alitalia dhe AirOne do të numërojnë tashmë rreth 114 fluturime direkte duke e shtuar frekuencën e fluturimeve të tyre, ndërsa emra të rinj do t’i shtohen operatorëve në TIA si Meridiana, Livingston dhe Small Planet Airlines.
Destinacionet kryesore që do të shërbehen nga kompanitë e mësipërme do të jenë Milano, Roma, Venecia, Bolonja, Verona, Pisa, Bari, Torino, Xhenova dhe Napoli.
Në vijim, Olympic Air shton frekuencën e fluturimeve duke filluar nga 11 Dhjetori, ndërsa kompania Adria Airways do të shtojë fluturimet për në Ljubljanë duke filluar nga 12 Dhjetori.
Për informacion të mëtejshëm mbi fluturimet ditore në kohë reale, mund të vizitohet faqja zyrtare online e aeroportit: www.airport-tirana.com. Të rejat mbi kompanitë e reja do të publikohen në faqen e internetit pas datës 20 dhjetor.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dëshiron t’u japë të gjithë pasagjerëve, klientëve dhe partnerëve të tij, urimet më të mira për festat e fundvitit dhe për një 2014 të gëzuar, të shëndetshëm dhe të begatë.