FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Tirana International Airport prezantoi bashkarisht me Agjencinë Kombëtare të Turizmit Shqipërinë në ITB

01.01.1970

- Konferenca për shtyp e Shqipërisë organizuar nga TIA u ndoq gjerësisht nga media e huaj në Berlin.
- TIA vijon me përpjekjet e saj për të kontribuar në mirëpritjen e më shumë turistëve në verë.

Këtë vit ITB Berlin, një nga tregjet botërore më prestigjoze të turizmit, mirëpriti pjesëmarrjen e përbashkët të Tirana International Airport (TIA), Agjencisë Kombëtare Shqiptare të Turizmit dhe 18 operatorëve turistikë në prezantimin e Shqipërisë si një destinacion turistik.

Përfshirja e Tirana International Airport në ITB Berlin është pjesë e strategjisë së aeroportit, për të përmbushur së bashku me organizatat e mëdha ndërkombëtare si dhe aktorët e turizmit, promovimin e Shqipërisë dhe në mënyrë sa më efektive në tregun ndërkombëtar të turizmit.

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi kontribuar në përçimin e një mezazhi pozitiv për Shqipërinë, si një shtet me potenciale të mira në fushën e turizmit. Kemi parë një interesim të lartë të medias dhe shpresojmë që përpjekjet tona do të sjellin rezultate për të mirëpritur më shumë turistë këtë verë”, - tha Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport, Z. Rolf Castro-Vasquez.

Gjatë këtij eventi, u mbajt një konferencë për shtyp me përfaqësues të medias ndërkombëtare si dhe gazetarë nga tregu i turizmit Gjerman. Tirana International Airport organizoi dhe mbështeti eventin duke prezantuar Shqipërinë si një vend interesant për t’u vizituar.

Në konferencën për shtyp të Shqipërisë ishte i pranishëm Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Znj. Eglantina Gjermeni, Ambasadori Shqiptar në Berlin, Z. Artur Kuko, Drejtoresha e Komunikimit të TIA-s, Znj. Arlinda Çausholli dhe Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Turizmit, Znj. Julinda Dhame.
Për më tepër informacion rreth ITB Berlin, mund të kontaktoni në info@tirana-airport.com.