FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Tirana International Airport shënon rritje pozitive të numrit të pasagjerëve gjatë vitit 2013

01.01.1970

- Rritet në 5.5 përqind numri i pasagjerëve të TIA-s
- Zyrtarët deklarojnë se gjatë vitit 2014 do të ketë rritje të mëtjeshme

Numri i pasagjerëve të Tirana International Airport (TIA) u rrit me 5.5 përqind gjatë vitit 2013. Pavarësisht falimentimit të operatorit kryesor kombëtar BelleAir, zyrtarët deklarojnë se viti i kaluar regjistroi shifra pozitive të pasagjerëve që udhëtojnë nga aeroporti, dhe se viti aktual do të ndjekë të njëjtën ecuri. Shifrat nuk janë shumë të larta në termin e Lëvizjes së Trafikut të Avionëve (ATM), të cilat janë ulur në 2.9 përqind në krahasim me vitin 2012, dhe transporti ajror i mallrave ka shënuar rënie me 4.2 përqind.

Gjatë vitit 2013 linjat ajrore të cilat transportuan shumicën e pasagjerëve për dhe nga aeroporti i Tiranës, ishin Belle Air (46.7%), Air One (10.9%), Alitalia (9.0%), Austrian Airlines (8.2%) dhe Turkish Airlines (6.9). Aktualisht nga TIA fluturojnë 13 linja ajrore, duke e lidhur kryeqytetin shqiptar me fluturime direkte me 20 destinacione.

Pas ndërprerjes se operimeve të BelleAir, tre linja ajrore i jane shtuar listës së linjave që operojnë në aeroport si Blue Panorama, Livingston dhe Meridiana Airlines, ku secila prej tyre ka si destinacion kryesor Italinë.

Ndërkohë, të hënën më 1 prill 2014, një fluturim tjetër direkt filloi operimet, kësaj radhe Tiranë – Frankfurt. Fluturimi operohet nga Adria Airways dhe është programuar katër herë në javë.