FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Adria Airways fillon fluturimet nga Tirana në Frankfurt

01.01.1970

- Kompania ajrore fillon fluturimet në Frankfurt katër herë në javë
- Një Airbus 319 do të vihet në shërbim të pasagjerëve për t’i siguruar cilësi dhe komoditet

Tirana International Airport (TIA) organizoi një ceremoni të premten, më 9 maj 2014, për të shënuar fillimin e fluturimeve të destinacionit të ri nga Tirana në Frankfurt, operuar nga kompania ajrore Adria Airways, ditë të mërkurë, të enjte, të premte dhe të shtunë.

“Kur kemi të bëjmë me shënimin e një rruge të re nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, të gjithë bëhemi krenarë sepse kemi parë zhvillime të mirë në aviacion këto vitet e fundit. Në emër të Aeroportit, jap urimet më të mira për Adria Airways, një nga klientët dhe partnerët më të mirë tanët”, tha Z. Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s.

Zyrtarë nga Autoriteti i Aviacionit Civil, Ministria e Transportit dhe Punëve Publike, Adria Airways dhe përfaqësues të aviacionit civil të Sllovenisë, ishin të pranishëm në ceremoninë e shënimit të destinacionit të ri. Ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Tiranë, Z. Bojan Bertoncelj ishte gjithashtu pjesë e ceremonisë së përurimit.

“Jam shumë i kënaqur që po prezantojmë këtë shërbim të ri, për të cilin besojmë se do të përmbushë dëshirat e udhëtarëve gjermanë dhe shqiptarë”, tha Mark An?ur, President dhe Drejtor i Përgjithshëm i Adria Airways gjatë takimit në Tiranë.

Destinacioni i ri, bashkë me destinacionet e tjera që po operohen nga kompanitë ajrore, e sjell në 18 tashmë numrin e destinacioneve të fluturimeve direkte që nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Linjat ajrore numërohen 13.

Adria Airways do të operojë me një Airbus 319 në linjën e re të Frankfurtit. Ky avion modern ka një kapacitet 135 vendesh dhe paraqet nivelet më të larta të komoditetit dhe sigurisë. Koha e fluturimit nga Tirana në Frankfurt është rreth dy orë.

TIA po përgatitet për sezonin veror duke vazhduar ofrimin e standardeve të larta, shërbimit dhe komoditetit të të gjithë pasagjerëve të saj.