FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Fluturime Charter midis Slovakisë and Shqipërisë

01.01.1970

- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës i dha mirëseardhjen 200 turistëve nga Bratislava
- Fluturimet çarter do të sjellin turistë një herë në javë

Tirana International Airport (TIA) organizoi një ceremoni të hënën, më 30 qershor 2014, për të festuar fillimin e fluturimit të parë turistik mes Tiranës dhe Bratislavës. Shërbimi që do të jetë një herë në javë, është organizuar nga agjencia turistike Shkodra Travel&Tours dhe do të operohet gjatë të hënave.

Më shumë se 200 turistë mbërritën nga Bratislava në fluturimin e parë nga Sllovakia, kureshtarë të shihnin Shqipërinë dhe të pushojnë në bregdeti ranor.

Fluturimet do të vazhdojnë gjatë gjithë verës me një avion Boeing 733. Ky fluturim I ri e rrit në 18 numrin e destinacioneve të fluturimeve direkte qe nisen nga Tirana.

TIA po e menaxhon me sukses sezonin veror duke ofruar në mënyrë të vazhdueshme standardet e larta të sigurisë, shërbimit dhe komoditetit për të gjithë pasagjerët.