FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Blue Panorama fillon fluturimet nga Tirana në Ankona

01.01.1970

- Fluturimet në Ankona janë programuar dy herë në javë
- Shërbimi do të operohet nga një Boeing 737

Duke filluar nga 21 korriku 2014, Tirana dhe Ankona do të lidhen me një fluturim direkt. Shërbimi do të ofrohet dy herë në javë – gjatë të hënave dhe të premteve – dhe do të operohet nga dhe për në Tirana International Airport (TIA) nga Blue Panorama. Kompania ka vënë në përdorim një Boeing 737 për pasagjerët e saj.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është i kënaqur të informojë pasagjerët se kanë filluar fluturimet për këtë destinacion, duke ditur se shumë shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë të Italisë dhe që do të përfitojnë nga ky shërbim, sidomos gjatë verës”, tha Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv I TIA-s, Z. Rolf Castro-Vasquez.

Aeroporti parashikon një verë të suksesshme përsa i përket numrit të pasagjerëve. Kompania po punon intensivisht për promovimin e Shqipërisë, por në të njëjtën kohë po punon për hapjen e destinacioneve të reja që janë të rëndësishme për më shumë se një milionë shqiptarë që jetojnë jashtë kufinjve.