FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Air Serbia fillon fluturimet Tiranë-Beograd

01.01.1970

- Programi I fluturimeve parashikon tre fluturime në javë
- Kompania kombëtare e fluturimit do të operojë më një avion të tipit ATR72

Më 23 Shtator 2014, Tirana International Airport (TIA) do të përurojë fluturimin e parë nga Beogradi në Tiranë. Kompania kombëtare e fluturimit Air Serbia do të operojë tre herë në javë - të martave, të enjteve dhe të dielave - me një avion të tipit ATR72.

“Jemi shumë të kënaqur për rinisjen e kësaj rruge. Besojmë se një ndër të mirat e saj do të jetë nxitja e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të sjellë një vlerë të shtuar për Aeroportin dhe ekonominë në përgjithësi” thotë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s, Z. Rolf Castro-Vasquez.

Drejtori I Përgjithshëm Ekzekutiv i Air Serbia, Dane Kondi?, tha në një deklaratë të kompanisë se “Ky shërbim i ri do t’u sigurojë klientëve nga Tirana mundësi më të mëdha udhëtimi dhe do të zgjerojë lidhjet ajrore nëpërmjet aeroportit të Beogradit, me 38 destinacione të tjera biznesi dhe turistike me Ballkanin, Europën dhe Mesdheun”.

Deklarata zyrtare e kompanisë thotë se biletat e fluturimit mund të blihen duke kontaktuar Zyrën e Informacionit të Air Serbia +381 11 3112123 nga jashtë ose 0800 11 528 nga Serbia, apo duke vizituar faqen e internetit (www.airserbia.com), ose nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar të udhëtimit.

Me fluturimin e ri drejt Beogradit, arrin në 20 numri i destinacioneve që lidhen me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

TIA po e menaxhon me sukses sezonin veror duke ofruar në mënyrë të vazhdueshme standardet e larta të sigurisë, shërbimit dhe komoditetit për të gjithë pasagjerët.