FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Pegasus Airline fillon fluturimet drejt Tiranës

01.01.1970

- Pegasus Airline do të nisë fluturimet pesë herë në javë drejt Tiranës nga aeroporti i Stambollit Sabiha Gokcen
- Pasagjerët do të udhëtojnë në bordin e një avioni Boeing 737-800

Më 2 shtator 2013, një nga kompanitë ajrore më të rëndësishme turke me kosto të ulët, Pegasus Airline, nis fluturimet drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA). Kompania do t’u shërbejë pasagjerëve pesë herë në javë nga aeroporti i Stambollit “Sabiha Gokcen”.

Të hënave dhe të enjteve, fluturimi nis nga Stambolli në orën 14:50 dhe mbërrin në Tiranë në orën 16:15, ndërsa të martave, të premteve dhe të shtunave Pegasus Airline niset rreth orës 10:15, për të mbërritur në aeroportin shqiptar në 11.40. Pasagjerët e saj do të fluturojnë në bordin e një avioni Boeing 737-800.

"Ne besojmë se Pegasus do të jetë një lidhje e mirë për shqiptarët që udhëtojnë përveçse drejt Turqisë, ashtu edhe drejt qyteteve evropiane si Amsterdam, Berlin, Këln, Kopenhagë, Londër dhe gjetiu, me çmime të arsyeshme. Jemi të kënaqur që mirëpresim këtë linjë ajrore nëTiranë dhe i urojmë Pegasus Airline suksese në këtë rrugë të re", thotë Z. Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Pegasus do të fluturojë nga Tirana drejt 25 destinacioneve përtej Turqisë, duke përfshirë Almaty, Amsterdam, Baku, Beirut, Berlin, Bishkek, Bukuresht, Këln, Kopenhagë, Doha, Dubai, Donetsk, Kharkiv, Krasnodar, Londër, Marsejë, Qipron Veriore (Ercan), Nuremberg, Omsk, Shkup, St Etienne/Lyon, Stokholm, Tbilisi, Teheran dhe Tel Aviv.

Pegasus është i vendosur në aeroportin e Stambollit Sabiha Gokcen dhe fluturon për në Evropë, në Lindjen e Mesme, Rusi dhe Kaukaz me një total prej 72 destinacionesh në 30 vende të ndryshme, prej të cilave 43 janë jashtë Turqisë.
TIA është duke punuar vazhdimisht për të tërhequr kompani të reja fluturimesh në tregun shqiptar. Në maj 2013, ArkeFly, kompania ajrore holandeze e TUI Group, futi një shërbim të ri për sezonin veror me një fluturim të drejtpërdrejtë midis Amsterdamit dhe TIA. Kjo rrugë u ka shërbyer shumë turistëve të huaj për të eskploruar pikat historike dhe plazhet e Shqipërisë.