FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: Emërohet Drejtori i ri i Përgjithshëm Ekzekutiv

01.01.1970

- Z. Rolf Castro-Vasquez emërohet Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s
- Këshilli Administrativ i TIA-s shpreh besimin në suksesin e vazhdueshëm të kompanisë

Duke filluar nga data 19 Qershor 2013, Drejtori i ri i Përgjithshëm Ekzekutiv i kompanisë Tirana International Airport (TIA), do të jetë Z. Rolf Castro-Vasquez. Ai do të vazhdojë punën e Znj. Andrea Gebbeken, e cila e përfundon kontratën e saj me kompaninë. Skuadra e re e menaxhimit të TIA’s do të jetë e përbërë nga Z. Rolf Castro-Vasquez si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe Znj. Suela Keri, si Shefe e Përgjithshme e Financës. Dy Ekzekutivët janë aktualisht anëtarë te Grupit të Menaxhimit të TIA-s dhe do të ndërmarrin përgjegjësi shtesë në kompani.

“Ndihemi të kënaqur me shkallën e zhvillimit që kompania ka arritur në 8 vitet e menaxhimit nga Tirana International Airport. Rritja e numrit të pasagjerëve gjatë kësaj periudhe ka qenë e lartë dhe lehtësirat në aeroport janë mbresëlënëse, ndërkohë që ruajtja e niveleve të larta të standardeve të operimeve ka qene faktori kyç i suksesit. Jemi optimistë që kompania jonë do vazhdojë të rritet e fuqishme dhe e suksesshme nën drejtimin efikas të Z. Castro-Vasquez. Falë bashkëpunimit të suksesshëm në të shkuarën ndërmjet Ekzekutivëve, jemi të sigurt që Z.Castro-Vasquez dhe Znj. Keri do të vazhdojnw rrugën e suksesit për zhvillimin e mëtejshëm të aeroportit”, tha Z. Holger Linkweiler, Kryetar i Këshillit Administrativ të TIA-s.

Z. Castro-Vasquez ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Operimeve të TIA-s për shtatë vjet e gjysëm dhe së fundmi, do të ndërmarrë përgjegjësi për zhvillimin dhe strategjitë e kompanisë. Z. Castro-Vasquez ka kaluar 30 vjet të karrierës së tij profesionale në industrinë e trafikut ajror, në pozicione dhe shoqëri të ndryshme. Zj. Keri ka punuar për TIA-n për gjashtë vitet e fundit, duke sjellë përvojë të gjerë profesionale në financë, kontabilitet dhe auditim.

Zj. Gebbeken i është përkushtuar punës me TIA-n që nga viti 2007 dhe tashmë do të rikthehet në Gjermani, me një detyrë të re pranë HOCHTIEF Aktiengesellschaft. Këshilli Administrativ I TIA-s i jep mirënjohjen e veçantë Zj. Gebbeken për devotshmërinë, pasionin dhe udhëheqjen e kompanisë.