FLUTURIMET

  • 02:20Sabiha Gokcen Intl. - PC 282
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 05:00Belgrade / Beograd - JU 217
  • 06:15Frankfurt - LH 1455
  • 06:20London Luton - W9 4466

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Partnerët më të mirë në kohët më sfiduese: TIA dhe Lufthansa Group në një konferencë të përbashkët shtypi pas vitit pandemik.

25.11.2021

Tirana, Shqipëri, 25 Nëntor 2021 

 

Një nga grupet më të mëdha të aviacionit në botë, Grupi Lufthansa ka transportuar 303,721 pasagjerë nga marsi 2020 deri në tetor 2021 drejt dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ndërkohë që sektori i aviacionit u godit nga kriza pandemike. Ky numër i suksesshëm vjen nga Austrian Airlines, Lufthansa, Edelweiss dhe SWISS, pjesë e Lufthansa Group, me aeroporte kryesore në Frankfurt, Mynih, Vjenë dhe Zyrih, duke ofruar kështu lidhje të mëtejshme të Shqipërisë me të gjithë botën.

 

Për të shënuar rastin e bashkëpunimit të shkëlqyer midis Tirana International Airport dhe Lufthansa Group pas Marsit 2020, periudhës së vështirë në biznesin e aviacionit të shënuar nga kufizimet e fluturimeve për shkak të COVID-19, organizohet një konferencë e përbashkët për shtyp “Partnerët më të mirë në kohët më sfiduese” në mjediset e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

 

“Ne mbetemi të përkushtuar për të bashkëpunuar me Lufthansa Group në ndarjen e ideve dhe opinioneve në të gjitha kanalet për të gjeneruar mundësi në rritje për klientët tanë dhe investime në destinacione të reja nga Tirana. Ndërkohë që me të drejtë festojmë arritjet tona të përbashkëta, në këto kohë sfiduese duhet të theksojmë se si të rimarrim veten shpejt dhe të krijojmë mundësi që pasagjerët tanë të fluturojnë më shumë dhe të ndjehen të sigurt edhe në këto kohë shumë të veçanta. Ne mbetemi fort të përkushtuar ndaj partneritetit tonë me Grupin Lufthansa. Emri i Lufthansa ka qenë gjithmonë një garanci për cilësinë dhe besueshmërinë dhe kështu do të mbetet”, tha Dr. Constantin von Alvensleben, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv I Tirana International Airport.   

 

“Grupi Lufthansa është një partner i besueshëm dhe i fortë për mysafirët tanë shqiptarë dhe për Aeroportin e Tiranës,” tha Peter Pullem, Drejtor i Shitjeve i Grupit Lufthansa në Evropën Lindore. “Ne jemi të përkushtuar ndaj Shqipërisë prej 28 vitesh dhe e dimë përgjegjësinë tonë për të lidhur Tiranën me rrjetin tonë mbarëbotëror. Kjo u bë edhe më e rëndësishme gjatë pandemisë, pasi u bë e dukshme se sa e rëndësishme është të lidhësh njerëzit dhe të shpërndash mallra. Ne rifilluam fluturimet tona së bashku me mbështetjen e Aeroportit të Tiranës vitin e kaluar sa më shpejt qe e mundur. Sot jemi të lumtur të mirëpresim gjithnjë e më shumë pasagjerë drejt dhe nga Shqipëria. Me orarin tonë vazhdimisht të zgjatur në Tiranë, çdo klient ka tani zgjedhje të shumta nga 34 nisjet javore nga Shqipëria drejt katër qendrave tona dhe më gjerë në pothuajse çdo aeroport në botë.”  

 

Pavarësisht periudhës së pandemisë gjatë vitit 2020-2021, janë nënshkruar disa momente historike midis Lufthansa Group dhe TIA:

 

·       Austrian Airlines qe e para që rifilloi fluturimet për në Tiranë më 15 qershor 2020 pas një bllokimi të plotë 3-mujor dhe që atëherë ka shërbyer lidhje të qëndrueshme fluturimi gjatë gjithë periudhës së pandemisë.

·       Në vitin 2021, Lufthansa dhe Austrian Airlines kanë rritur me 50 për qind kapacitetin e ofruar me më shumë frekuenca drejt dhe nga Vjena dhe Frankfurt.

·       Në vitin 2021, Lufthansa prezantoi gjithashtu një lidhje direkte me Mynihun.

·       Hyrja e fundit ishte SWISS, duke filluar një lidhje me Zyrih shtatorin e kaluar 2021.

·       Lufthansa Group po i shërben Tiranës me tre transportues ajror në katër qendrat Frankfurt, Mynih, Vjenë dhe Zyrih.

 

Klientët në Shqipëri mund të rezervojnë të 34 lidhjet javore nëpërmjet faqeve të internetit të linjave ajrore ose në shumë agjenci udhëtimesh. Çmimet e biletave për një fluturim vajtje-ardhje fillojnë nga 106,21 €, lekë. Rrjeti i itinerareve pothuajse ka rifilluar plotësisht, edhe në SHBA me 19 destinacione, të gjitha vetëm me një ndalesë midis qendrave.

 

Udhëtarët mund të japin një kontribut personal për mbrojtjen e klimës dhe ta bëjnë fluturimin e tyre neutral ndaj CO2. Përveç opsionit të kompensimit të fluturimit nëpërmjet projekteve klimatike me cilësi të lartë, pasagjerët e Lufthansa tashmë mund të fluturojnë me karburant të qëndrueshëm. Linjat ajrore të Grupit Lufthansa kanë integruar opsionet në procesin e rezervimit. Pasagjerët që fluturojnë shpesh mund t'i gjejnë ato në aplikacionin Miles & More. Informacione të mëtejshme janë në dispozicion në https://compensaid.com