FLUTURIMET

  • 02:20Sabiha Gokcen Intl. - PC 282
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 05:00Belgrade / Beograd - JU 217
  • 06:15Frankfurt - LH 1455
  • 06:20London Luton - W9 4466

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Chopin “takon” LOT në Tirana International Airport me 30 artistë që festojnë fillimin e fluturimeve të planifikuara Tiranë-Varshavë

03.11.2021

Tirana, 2 Nëntor 2021 -  Për herë të dytë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), u mbajt një koncert në zonën e tranzitit për të shënuar fillimin e fluturimeve të planifikuara të LOT Polish Airlines nga Tirana International Airport për në Varshavë.

 

Për të kremtuar këtë arritje, një aktivitet nën titullin “Chopin takon LOT në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës” u realizua si pjesë e një koncerti të organizuar nga TIA, në bashkëpunim me Shoqatën Frédéric Chopin, Ansamblin Pro Musica, Shkolla e Muzikës, me mbështetjen e Ambasadës së Polonisë.

 

Më shumë se 30 artistë morën pjesë në koncertin në zonën e tranzitit që drejtohej nga maestro Zhani Ciko. Ngjarja unike tërhoqi vëmendjen e pasagjerëve që po imbarkoheshin për në destinacione të ndryshme.

 

“LOT Polish Airlines ka qenë partneri ynë në trafikun charter për një kohë të gjatë dhe tashmë kemi LOT si një linjë ajrore të përhershme për trafik të planifikuar në TIA. Kjo do të thotë shumë për ne dhe gjithashtu për udhëtarët nga Varshava që do të donin të vizitonin Shqipërinë. Tre herë në javë, si Varshava ashtu edhe Tirana do të kenë shumë për të ofruar. Ne po lidhim rregullisht Poloninë me Shqipërinë, kjo është një arritje e madhe dhe nuk ka mënyrë më të mirë se për ta festuar këtë me artistë të talentuar shqiptarë”, tha Drejtori Ekzekutiv i TIA-s, Dr. Constantin von Alvensleben.

 

Ceremonia për LOT Polish Airlines dhe më pas koncerti u zhvillua në prani të Zëvendës Ministrit të Punëve të Jashtme të Polonisë Z. Szymon Szynkowski vel Sęk, Zëvendësministres së Jashtme të Shqipërisë Zj. Megi Fino, Shefit të Përgjithshëm Komercial  të  LOT Polish Airlines, z. Michał Fijoł, Drejtorit Ekzekutiv të TIA, Dr. Constantin von Alvensleben dhe Ambasadores së Polonisë në Tiranë, Shkëlqesia e Saj znj. Monika Zuchniak Pazdan dhe Ambasadores së Shqipërisë në Poloni, Mrs. Shpresa Kureta.

 

LOT Polish Airlines filloi operimin tre herë në javë për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, të martën, të mërkurën dhe të dielën. LOT ofron lidhje të shkëlqyera tranziti me Aeroportin JFK në Nju Jork dhe aeroportet e Toronto-s në Kanada.