FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Mbërriti në TIA fluturimi i parë turistik nga Moska me Ural Airlines

21.06.2021

Çarteri i parë turistik, me 200 rusë mbërriti të Dielën në darkë, më 20 Qershor 2021 në Tirana International Airport, me përshëndetjen dhe mirëseardhjen e një ceremonie simbolike. Fluturimet kryhen nga kompania ajrore ruse Ural Airlines.

 

"Aeroporti po gjallërohet dhe ky është një fakt i rëndësishëm për të gjithë ne. Turizmi, është një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit të Shqipërisë dhe TIA po jep kontributin e saj, bashkë me partnerët e operatorët turistikë për të rritur numrin e të huajve që vizitojnë këtë vend të mrekullueshëm. Shumë shpejt, vendoset dhe linja turistike charter me San Petersburg", tha Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport, Dr. Constantin von Alvensleben.

 

"Sot në mbrëmje do të doja t'u shpreh mirënjohje dhe falenderim të gjithë atyre që morën pjesë në rivendosjen e lidhjeve turistike ndërmjet Rusisë dhe Shqipërisë: Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Rosturizmit (Russian Tourism Authority), autoriteteve te aviacionit civil të të dy vendeve, operatorëve turistikë dhe diplomatëve të dy Ambasadave në Tiranë dhe Moskë, që u morën me realizimin e këtij projekti. Shpresoj se turizmi do të japë një impuls pozitiv për zhvillimin e bashkëpunimit ruso-shqiptar edhe në fusha të tjera", tha Z. Sergei Lysikov, Këshillues Ministror i Ambasadës Ruse në Tiranë.