FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

TIA FESTON DITËN BOTËRORE TË MJEDISIT: JEHONA E THIRRJES SË NATYRËS

01.01.1970

Tiranë, 5 qershor 2020 - Këtë vit, festimet për Ditën Botërore të Mjedisit u shënuan nga një aktivitet i përbashkët i frymëzuar nga motoja e këtij viti: Së bashku mund të veprojmë #Për Natyrën. Aktiviteti bashkoi palët e interest të

Aeroportit dhe autoritetet lokale për pastrimin dhe largimin e të gjitha mbeturinave përgjatë rrugëve të gardhit të aeroportit dhe vendgrumbullimeve të paligjshme përgjatë lumenjve përreth.

Projekti ishte pjesë e studimeve dhe aktiviteteve të ndërmarra nga TIA me qëllim ruajtjen e një zone të pastër, pa mbeturina, si dhe ruajtjen dhe kontrollimin e një peizazhi natyror për të balancuar operimet e sigurta, kontrollin e jetës së egër dhe cilësinë e ekosistemeve dhe jetës së komunitetit në zonën përreth Aeroportit.

Aktivitetet e pastrimit u shtrinë përgjatë më shumë se dhjetë kilometrave në zonën përreth gardhit perimetral të Aeroportit, rrugëve lidhese dhe në fshatra.

Gjithashtu, aktivitetet u shtrinë edhe përgjatë lumit, rrugëve të fshatrave përreth, ku u identifikuan pika të rëndësishme vendgrumbullimesh, brenda një rrezeje prej pesë kilometrash nga Aeroporti.

Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 60 persona nga stafi i TIA-s, së bashku me nënkontraktorët e saj, Kurti 07, Fjona 2006, FMS, si dhe stafi i njësisë administrative të Komunës Nikel, duke përdorur automjete mbeturinash, ekskavatorë, kamionë dhe një kamion për mbetjet teknologjike.

Kjo iniciativë partneriteti e TIA-s me qeverinë lokale dhe biznesin që operon në zonë si dhe komunitetin lokal do të vazhdojë të funksionojë në të ardhmen, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për një mjedis të pastër, ekosisteme dhe biodiversitet të shëndetshëm, të cilat janë thelbësore për ekzistencën njerëzore.

Ky aktivitet vullnetar u realizua në datën 5 qershor 2020.