FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

TIA “Airfield 2020” Rehabilitimi i Pistës Ajrore - Punimet përfundimtare të Fazës së Parë

01.01.1970

TIA “Airfield 2020” Rehabilitimi i Pistës Ajrore - Punimet përfundimtare të Fazës së Parë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është duke përfunduar Fazën e Parë të një prej projekteve më të rëndësishme të quajtur "Airfield 2020" i cili ka të bëjë me rehabilitimin e pistës dhe rrugëve lidhëse që mundësojnë lëvizjen e avionëve në zonën ajrore.

Projekti "Airfield 2020" synon të përballojë kërkesën e lëvizjeve të ardhshme të trafikut ajror duke siguruar pajtueshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare të ICAO, EASA dhe rregulloreve shqiptare. Punimet në këtë fazë të parë përfshijnë rikonstruksionin e plotë të rrugëve lidhëse W dhe B dhe të gjithë punën në sistemin e ndriçimit.

Ndonëse, trafiku i pasagjerëve ka rënë me 98 përqind për shkak të COVID-19, TIA është plotësisht funksionale dhe po shfrytëzon kohën për zbatimin e projekteve të ndërtimit, për ta bërë aeroportin gati për një fillim të ri.