FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Dr. Constantin von Alvensleben, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës zgjidhet Kryetari i ri për të drejtuar Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri.

03.03.2021
Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) zhvilloi në datën 26 shkurt Mbledhjen Vjetore të Asamblesë. Në këtë takim u prezantuan aktivitetet kryesore dhe programi i punës së shoqatës, së bashku me sfidat kryesore të Axhendës së saj të vitit 2020.

Gjatë këtij Takimi, Asambleja e Anëtarëve zgjodhi Presidentin e FIAA-s së bashku me anëtarët e rinj të Bordit të Drejtorëve që do të drejtojnë Shoqatën në dy vitet e ardhshme.

Bordi i Ri Drejtues i FIAA-s përbëhet nga Drejtues të Lartë të kompanive të rëndësishme në vend:

Dr. Constantin von Alvensleben
Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Presidenti i porsazgjedhur i FIAA-s

Z. Elvin GURI
Investitor i Telekom Albania, Anëtar Bordi i porsazgjedhur i FIAA-s

Z. Bledar SHELLA
Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i OTP Bank Albania, Anëtar Bordi i prosazgjedhur i FIAA-s

Z. Rohan D’SOUZA
Menaxher për Shqipërinë i Kompanive SHELL në Shqipëri, i zgjedhur në vitin 2019

Znj. Stela DHAMI
Partnere Menaxhuese e Colliers International në Shqipëri, e zgjedhur në vitin 2019

Z. Xingyun SUN
Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankers Petroleum Albania, i zgjedhur në vitin 2019

Z. Perparim KALO
Partner Menaxhues i Kalo & Associates, i zgjedhur në vitin 2019

Kryetari i ri i FIAA-s, Dr. Constantin von Alvensleben vjen me një përvojë të gjatë në aeroporte dhe aviacion, por edhe në industrinë e zhvillimit të pronave. Ai u njoh me Shqipërinë dhe mjedisin e saj të biznesit që nga pozicioni i tij i parë si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s gjatë viteve 2005-2007, ku menaxhoi me sukses fazën e parë të operimeve të Aeroportit të vetëm në Shqipëri. Në shtator 2019, Z. Constantin u rivendos në Shqipëri për të ndërmarrë një sfidë të re si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport SHPK, këtë herë në pronësi të kompanisë kineze "China Everbright", e cila është e vendosur dhe listuar në Hong Kong.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i ri falënderoi anëtarët e FIAA-s që e besuan dhe e votuan, si dhe që i dhanë mundësinë për të drejtuar një shoqatë të rëndësishme si FIAA.
Me një prezencë 20 vjeçare në Shqipëri, FIAA ka qenë dhe vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm për Qeverinë e Shqipërisë në zhvillimin dhe integrimin ekonomik të vendit. Shoqata ka konsoliduar një bashkëpunim të qëndrueshëm me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në vend, duke u pozicionuar si pjesë e strukturave të ndryshme të konsulencës që kanë si fokus klimën e biznesit në vend dhe thithjen e investimeve të reja. FIAA numëron 80 kompani anëtare, mes tyre korporata të mëdha ndërkombëtare si Shell, Statkraft, banka të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe kompani me përvojë në zhvillimin e pronave, infrastrukturës dhe energjisë.