FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Wizz Air fillon fluturimin e ri Tiranë-Vjenë

01.01.1970

19 dhjetor 2019: Wizz Air, shoqëria më e madhe ajrore me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, filloi sot një destiancion të ri që do të lidhë Tirana International Airport (TIA-n) me Vjenën.

Operimi i këtij destinacioni të ri midis Tiranës dhe kryeqytetit austriak do të jetë tre herë në javë, të martën, të enjten dhe të shtunën. Avioni i përdorur për këtë destinacion është i tipit Airbus A320, me 180 vende. Rezervimet për fluturimet mund të bëhen online në www.wizzair.com ose nëpërmjet agjencive të udhëtimit.

“Shpreh përgëzimet e mia për Wizz Air për operimin e destinacionit të tyre të ri. Shoqëria Ajrore ka rritur numrin e shërbimeve të saj në TIA gjatë tre viteve të fundit, dhe ne jemi shumë të lumtur që kemi këtë fluturim të ri drejt Vjenës," u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit, Dr. Constantin von Alvensleben.

Vjena shtrihet në lindje të Austrisë në brigjet e lumit Danub. Trashëgimia e saj artistike dhe intelektuale u formua nga shumë banorë të saj të famshëm, përfshirë Mozart-in, Beethoven-in dhe Freud-in. Qyteti njihet gjithashtu për pallatet e tij perandorake, përfshirë Schönbrunn, rezidenca verore e Habsburgëve. Në lagjen e muzeve, ndërtesat historike dhe ato bashkëkohore shpalosin veprat e shumë artistëve, përfshirë Egon Schiele dhe Gustav Klimt.

Aktualisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës operojnë 15 shoqëri ajrore, të cilat lidhin kryeqytetin e Shqipërisë me 60 destinacione.