FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

EasyJet vjen për herë të parë në TIA me dy fluturime direkte: Milano dhe Gjenevë

01.01.1970
EasyJet, gjiganti britanik i fluturimeve me kosto të ulët vjen në Shqipëri me dy linja të direkte drejt Milanos (Itali) dhe Gjenevës (Zvicër). Fluturimi i parë u krye më datë 28 Nëntor nga Tirana International Airport. Fluturimet Milano-Tirana dhe Gjenevë-Tirana do të jenë tre herë në javë, të Martën, të Enjten dhe të Dielën. Rezervimet për këto fluturime mund të kryhen përmes faqes online të EasyJet, faqeve të ndryshme online ose agjencive turistike. 

Hyrja në Shqipëri e gjigantit britanik i fluturimeve me kosto të ulët, fillimisht me dy linja, por me qëllim zgjerimin e destinacioneve, do të ndryshojë tregun e fluturimeve në vend. Fluturimet me kosto të ulët pritet të rrisin konkurrencën duke sjellë çmime më të lira për qytetarët.

“Fluturimi i parë i EasyJet nga Tirana është një lajm i mirë për TIA dhe të gjithë Shqiptarët pasi një tjetër kompani prestigjioze i shtohet listës të gjatë të kompanive që operojnë nga Tirana. Synimi i Tirana International Airport është që të shtojmë gjithnjë e më shumë numrin e kompanive që fluturojnë nga TIA; të shtojmë gamën e shërbimeve dhe mbi të gjitha t’i ofrojmë qytetarëve shqiptarë dhe jo vetëm çmime më të lira dhe sa më shumë destinacione të reja.” - tha Drejtori Ekzekutiv i Tirana International Airport, Z. Constantin von Alvensleben. 

Tashmë nga TIA fluturojnë 17 kompani të ndryshme ajrore dhe ky zgjerim i tregut ka ndihmuar në uljen e çmimeve për pasagjerët.