FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Air Albania: Nisin fluturimet e reja drejt Romës, Milanos dhe Bolonjës

01.01.1970

Tiranë, 1 Tetor 2019 – Kompania ajrore Air Albania filloi tre fluturime të reja direkte nga Tirana International Airport drejt Romës, Milanos dhe Bolonjës.

Këto fluturime, do të kryhen nga avioni i quajtur “Migjeni” model Boeing 737-800, i prodhuar në vitin 2016. Fluturimet drejt Romës dhe Milanos janë të përditshme, ndërsa me Bolonjën do të operohet me katër fluturime në javë.

“Migjeni” është avioni i dytë i flotës së Air Albania pas “Lasgushit” që mbulon destinacionin e Stambollit. Së shpejti, kësaj flote do t’i shtohet dhe “Naimi”, për destinacione të tjera europiane.

“Jo më vonë se në Dhjetor, në Tiranë do të ulet “Naimi”, avioni i tretë i flotës së “Air Albania” i cili do të fluturojë në qytetet më të rëndësishme, që kanë më shumë kërkesa në tregun shqiptar siç është Brukseli, Athina dhe pa dyshim Londra”, u shpreh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Znj. Belinda Balluku.

“Jemi shumë të lumtur në këtë ditë dhe e konsiderojmë arritje që në një ditë të vetme, tre destinacione të reja nisen nga TIA. I urojmë sukses Air Albania dhe shprehim kënaqësinë tonë për mbështjejen e autoriteteve qeveritare ndaj zhvillimit të aeroportit”, tha Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, Dr. Constantin von Alvensleben.

Drejtori i Air Albania Z. Sinan Dilek u ndal tek çmimet e ulëta dhe e cilësoi fluturimin e Migjenit një moment të rëndësishëm për Aviacionin Shqiptar.

 “Me 69 Euro mund të fluturohet drejt Romës dhe Milanos ndërsa me 59 Euro mund të fluturohet drejt Bolonjës. Do të jetë një udhëtim më standarde shumë të larta dhe me çmime shumë të lira”, u shpreh Z. Dilek.

“Projektet e mëdha nuk bëhen pa një partneritet të vlerësuar. Falenderojmë Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për mbështetjen që i ka dhënë Air Albanias dhe zhvillimit të saj” shtoi në fjalën e saj, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Znj. Belinda Balluku.