FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Fluturime çarter midis Moskës dhe Tiranës

01.01.1970

Tirana International Airport (TIA) organizoi një ceremoni të martën, më 18 qershor 2019, për të festuar fillimin e një fluturimi të ri turistik me çarter mes Moskës dhe Tiranës.

Më shumë se 221 turistë mbërritën nga Rusia në fluturimin e parë nga Moska, kureshtarë të shihnin Shqipërinë dhe të pushojnë në plazhet e saj ranorë.

Fluturimet e programuara do të operohen një herë në javë gjatë gjithë verës nga shoqëria ajrore Ural Airlines, me një avion Airbus 320.

“Ky është grupi i parë i turistëve nga Moska. Njerëzit nga qytetet e Rusisë janë shumë të interesuar për të parë Shqipërinë dhe ne u urojmë atyre një përvojë të mrekullueshme këtu. TIA i mbështet fluturimet në këto destinacione të reja, me qëllim për të zhvilluar turizmin dhe për të përmirësuar imazhin e vendit,” u shpreh Dr. Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s.

Ural Airlines është një shoqëri ajrore e vendosur në Yekaterinburg, Rusi, dhe operon fluturime vendase dhe ndërkombëtare të programuara dhe me avion çarter nga Aeroporti Ndërkombëtar i Koltsovo-s. Në vitin 2016, shoqëria ajrore u ka shërbyer 6.5 milion pasagjerëve.

Siç TIA ka theksuar edhe më parë, stafi i saj është i mirë përgatitur për sezonin e pikut të këtij viti dhe është në gjendje të ofrojë standardet më të larta të sigurisë, shërbimit dhe komoditetit për të gjithë pasagjerët.