FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Fillojnë fluturimet Tiranë–Londër me Albawings

01.01.1970

Të Dielën më datë 16 Qershor 2019 u organizua ceremonia e përurimit të linjës së re Tiranë–Stansted, Londër.

Linja e re do të operohet nga Albawings tre herë në javë, të martave, të enjteve dhe të dielave.

"Ne kemi kënaqësinë të mirëpresim këtë fluturim të ri, i cili përforcon më tepër lidhjet ndërmjet shqiptarëve. E çmojmë bashkëpunimin tonë me Albawings dhe jemi të lumtur të shohim se kompania ka rritur numrin e shërbimeve të saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës", u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport, Dr. Rolf Castro-Vasquez.

Aeroporti Ndërkombëtar i Londrës, Stansted, gjendet në Stansted, 42 milje në verilindje të Londrës Qendrore, dhe është lehtësisht i aksesueshëm në rrugë tokësore dhe hekururdhore.

Në aeroportin e Stansted operojnë 200 linja ajrore përmes Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës.