FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Albawings fillon operimin e linjës së re mes Tirana International Airport dhe Düsseldorf

01.01.1970

 

Albawings filloi më 2 Qershor 2019, operimin e fluturimit të ri që lidh Tiranën me qytetin gjerman të Düsseldorf. Linja TIA-DUS dhe anasjelltas do të jetë tre herë në javë, të Martave, të Enjteve dhe të Dielave.

“Ky është një lajm i mirë për të gjithë. Ne do të kemi një verë të ngarkuar këtë vit. Unë jam i kënaqur për të gjithë shqiptarët që jetojnë në këtë zonë të Gjermanisë sepse do të ndjehen më afër familjeve të tyre. Shpreh urimet më të mira për këtë destinacion të ri nga Albawings”, tha Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport, Dr. Rolf Castro-Vasquez.

“Linja e re është është operimi më i fundit i Albawings në programin e tij ambicioz dhe dinamik të zgjerimit të rrjetit të fluturimeve. Fluturimet e reja për / nga Düsseldorf kanë një rëndësi të veçantë për sezonin veror. Këto fluturime do të shërbejnë gjithashtu dhe gjatë sezonit të dimrit të cilat do të krijojë lehtësi për të dyja vendet, që të jenë lehtësisht të vizitueshme,” tha CEO i Albawings, znj. Anila Rama.

I pranishëm në ceremoninë e përurimit të fluturimit të ri, ishte edhe Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Z. Blendi Klosi.

Düsseldorf është një qytet në Gjermaninë perëndimore i njohur për industrinë e tij të modës dhe artit skenik. Ai ndahet nga Altstadt (qyteti i vjetër) nga lumi Rhiner ndërsa në anën lindore gjenden zonat komerciale më moderne të perëndimit. Në Altstadt ndodhet Kisha e “Shën Lambertus” dhe “Schlossturm”, që të dyja datojnë në shekullin e 13-të.

Rezervimet për fluturimet nga Tirana drejt Duseldorf janë në dispozicion në faqen zyrtare të kompanisë ajrore www.albawings.com

Në fillim të vitit 2020, Albawings po planifikon të nisë fluturime të reja drejt qyteteve të Gjermanisë si: Hamburgu, Berlini dhe Mynih.