FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

TIA: FAM TRIP ndërmjet operatorëve turistik nga Tirana dhe Zvicra

01.01.1970

Tiranë, 9 Prill 2019 - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës, Lufthansa Group dhe Agjencinë Kombëtare të Turizimit, kanë organizuar Familiarization Trip (FAM TRIP), në të cilën morën pjesë më shumë se 100 operatorë turistikë nga Zvicra.

Pjesë e FAM TRIP, u zhvillua dhe takimi B2B (business-to-business) midis agjencive turistike Shqiptare dhe atyre Zviceriane, me qëllim shitjen e paketave turistike në tregun Zvicerian.

TIA organizoi një ceremoni mirëseardhje për të ftuarit e rinj në një aktivitet që synonte afrimin e Shqipërisë me Zvicren. Agjencitë pritëse patën mundësinë të paraqesin potencialin e vendit në fushën e turizmit, me operatorët turistikë që vizitojnë Beratin, Kepin e Rodonit, Tiranën dhe bizneset që merren me agro-turizëm afër aeroportit.

Aktiviteti u pasua me takime biznesi të zhvilluara mes agjencive turistike Shqiptare dhe atyre Zviceriane në konferencen e mbajtur më 5 Prill me qëllim lidhjen e operatoreve dhe shitjen e drejtpërdrejtë të paketave turistike të Shqipërisë në tregun Zvicerian. Konferenca u përshëndet nga Shefi i Shitjeve te Lufthansa Group, Z. Jürg Christen, Ambasadori i Zvicrës, Shkëlqesia e tij Adrian Maître, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Znj. Kornelia Ferizaj dhe Drejtor i Përgjithshëm i Riskut TIA, Z. Franck Ëu.

Ky takim ishte një hap i rëndësishëm për promovimin e bizneseve turistike të tregut Shqiptar në Zvicër, pasi kanë nisur dhe fluturimet direkte dy herë në javë midis Tiranës dhe Zyrihut.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po kontribuon pozitivisht drejt një mjedisi më të mirë për biznesin dhe ekonominë në Shqipëri. Që nga fillimi i operacioneve si kompani menaxhuese, TIA ka vendosur standarte të reja për transportin ajror në Shqipëri.