FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

TIA: SWISS fillon operimin e destinacionit të ri Tiranë – Zurich

19.03.2021

SWISS fillon operimin e destinacionit të ri Tiranë – Zurich

Prej datës 1 Prill 2019 SWISS do të fillojë një destinacion të ri mes Zvicrës dhe Shqipërise. Linja e re e SWISS do të operohet nga Edelweiss, e cila do tu ofrojë pasagjerëve fluturime direkte dy herë në jave në qendrën më të madhe të Zyrihut, ku krijohet dhe mundësia për tu lidhur me Europën, Amerikën e Veriut, dhe gjithë pjesën tjetër të botës.

Fluturimet do të jenë çdo të Hënë dhe të Premte (shiko tabelen në fund)

Zyrihu është qyteti më i madh i Zvicrës me një popullsi prej 380,000 dhe mbi një million njerëz që jetojnë në rajon. Shtëpia e shumë selive dhe firmave Zviceriane, kompanive të shërbimeve financiare, qëndrave kërkimore shkencore dhe bizneseve në indrustrinë krijuese. Ky qytet është një nga qëndrat me të rëndësishme ekonomike të Zvicrës.

Zyrih-u është i lidhur mirë nëpërmjet rrugëve tokësore, hekurudhore dhe ajrore, duke e bërë atë një pikënisje ideale për të zbuluar pjesën tjetër të Zvicrës dhe vendeve përreth saj.

TIA është e përkushtuar në punën e saj për ofrimin e standardeve më të larta kundrejt pasagjerëve, linjave ajrore dhe klientëve. Çdo ditë Aeroporti punon për të ofruar një shërbim gjithnjë e më cilësor, dhe një mjedis të qetë dhe të sigurtë për pasagjerët dhe klientët e tij. Kompania ofron gjithashtu një mjedis pune të standardeve të larta për linjat ajrore që operojnë në të.

 

SCROLL LEFT TO VIEW FULL TABLE

Detajet e Fluturimeve

Destinacioni

 Nr. Fluturimit

Nisje

Mbërritje

Ditët

ZRH-TIA

LX8412

 06.25 08.25 

E Hënë

TIA-ZRH

LX8413

 09.15 11.20 

E Hënë

ZRH-TIA

LX8412

18.00  20.00 

E Premte

TIA-ZRH

LX8413

20.50  22.50 

E Premte