FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Dusseldorf, Stansted, Heraklion: Në verë Albawings fillon operimin e destinacioneve të reja

01.01.1970

Dusseldorf, Stansted, Heraklion: Në verë Albawings fillon operimin e destinacioneve të reja

 

22 shkurt 2019 – Albawings, shoqëria ajrore low-cost e vendosur në Shqipëri, njoftoi sot tre shërbime të reja që lidhin Tiranën me Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Greqinë.

Destinacionet me tarifa të ulëta do të fillojnë në qershor 2019, me tre fluturime javore për në Dusseldorf dhe Stansted përkatësisht, dhe një fluturim javor për në Heraklion. Shitjet e biletave për këto destinacione tashmë kanë filluar.

"Ne kemi kënaqësinë të mirëpresim këto fluturime të reja, të cilat përforcojnë lidhjet ndërmjet shqiptarëve. E çmojmë bashkëpunimin tonë me Albawings dhe jemi të lumtur të shohim se kompania ka rritur numrin e shërbimeve të saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës", u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport, Dr. Rolf Castro-Vasquez.

Këto destinacione pritet të forcojnë lidhjet e rëndësishme për udhëtarët, për tregtinë dhe biznesin ndërmjet vendeve.

 

Biletat tashmë janë në shitje në albawings.com me tarifa të ulëta.