FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Deklaratë për media

01.01.1970

Deklaratë nga Tirana International Airport

 

Tirana International Airport (TIA) ndoqi me vëmendje lajmin e transmetuar – tërësisht të pavërtetë - nga televizioni Klan mbi një pretendim se “Koncesionari i Aeroportit të Tiranës ka 20 milionë euro detyrime ndaj buxhetit të shtetit dhe se ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka kërkuar kompanisë që operon në Rinas, që të kthejë mbrapsht paratë e dhëna në vitet e para të nënshkrimit të kontratës me vlerë 20 milionë euro, një detyrë që i lindte palës shtetërore për të ndihmuar përmes një kredie në kapitalin e shoqërisë me qëllim realizimin e investimeve”.

TIA dëshiron të mirëinformojë të gjithë opinionin publik, përfshirë përhapësit e lajmit të mësipërm, se nuk ekziston asnjë detyrim i TIA-s ndaj shtetit shqiptar apo Ministrisë së Financave për një fond të tillë.

Po ashtu TIA dëshiron të informojë se nuk ekziston asnjë pikë në kontratën e koncesionit që i referohet kësaj çështjeje dhe aq më tepër, që shteti shqiptar të ketë derdhur shumën prej 20 milionë Euro si kontribut në kapitalin fillestar të kompanisë, apo në ndonjë formë tjetër, siç pretendohet në lajm.

TIA e ndjen të domosdoshme të bëjë këtë sqarim për të larguar çdo paqartësi dhe konfuzion që lidhet me seriozitetin e kompanisë dhe veprimtarinë profesionale të saj.

Nën dritën e çështjes së ndjeshme të tarifave që lakohen së fundmi në media, TIA dëshiron të rikonfirmojë se vazhdon të zbatojë tarifat e miratuara me ligj nga Qeveria Shqiptare që në vitin 2005 – vit kur filloi koncensioni – dhe këto tarifa nuk janë rritur asnjëherë.

Do dëshironim që gazetarët, të tregojnë kujdesin profesional dhe po ashtu të respektojnë standardin e saktësisë së informacionit, përpara çdo lloj publikimi dhe dhënie zë të informacioneve qartazi të pavërteta, si në rastin e sipërcituar.

Kujtojmë se, çdo përhapje e një lajmi të pavërtetë që cënon sado pak punën dhe aktivitetin e TIA-s, mund të ketë përballjen me pasoja ligjore të parashikuara nga ligji për këtë qëllim.

TIA ka qenë gjithmonë dhe mbetet e hapur, për të sqaruar çdo entitet mediatik në shërbim të transparencës dhe informimit të drejtë të qytetarëve.

TIA mbetet në shërbim të pasagjerëve.

 

 

The Airport is You.