FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Tirana International Airport i uron mirëseardhjen fluturimit të parë të Israir Airlines

01.01.1970

Tirana International Airport i uron mirëseardhjen fluturimit të parë të Israir Airlines


29 qershor 2018 - Tirana International Airport (TIA) i uroi sot mirëseardhjen 184 pasagjerëve të parë të Israir Airlines, avioni i të cilit, fluturoi nga Tel Aviv drejt kryeqytetit të Shqipërisë.

TIA organizoi një ceremoni të vogël me rastin e fillimit të operimit të destinacionit të ri nga qyteti i Izraelit drejt Tiranës.

Linja e re është programuar çdo të martë dhe të premte deri në fund të shtatorit dhe do të shërbejë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, veçanërisht në fushën e ekonomisë.

“Ky lajm na gëzon shumë. TIA i mbështet këto destinacione financiarisht me qëllimin për të zhvilluar turizimin dhe për ta ngritur në një shkallë më lart, imazhin e Shqipërisë,” u shpreh Dr Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s.

TIA premton se stafi i saj është i përgatitur më së miri për të përballuar fluksin e pasagjerëve gjatë verës, si dhe për të ofruar standardet më të larta të mundshme të shërbimit dhe komoditetit të tyre.