FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Sky Up, një nga kompanitë charter më të mirë të Ukrainës ulet në Tirana International Airport

01.01.1970



Sky Up, një nga kompanitë charter më të mirë të Ukrainës ulet në Tirana International Airport


4 qershor 2018 - Tirana International Airport (TIA) mirëpriti sot Sky Up, avionin charter të një prej operatorëve turistikë më të rëndësishëm të Ukrainës me 174 turistë në bord. Destinacioni i ri do të operohet deri në fund të muajit shtator duke numëruar 96 fluturime nga Ukraina dhe duke ndihmuar në zhvillimin e turizimit të Shqipërisë.  

Me këtë rast, TIA organizoi një ceremoni të vogël të përbashkët për të përurimin fillimin e operimit të këtij destinacioni me operatorin turistik Shqiptar Aler Travel.  

“Numri i turistëve në Shqipëri po rritet dhe ka një interes të madh për të vizituar vendin. Jam i bindur se mikpritja e shqiptarëve do të jetë thelbësore në trajtimin e mirë të vizitorëve duke bërë që ata të rikthehen. TIA ka kënaqësinë të mbështesë destinacione të tilla financiarisht duke kontribuar në zhvillimin e turizimit përtej kufinjve.” u shpreh Dr Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s.

Tirana International Airport ka njoftuar gjithashtu se stafi është i përgatitur për sezonin e ngarkuar me të gjitha standardet më të mira të shërbimit dhe komoditetit të pasagjerëve.

Sky Up, operatori nga Ukraina do të fluturojë drejt Shqipërisë me Boeing 737, gjashtë herë në javë.