FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Tirana International Airport i uron mirëseardhjen kompanisë ajrore Daneze Jet Time me turistë nga Skandinavia

01.01.1970

Tirana International Airport i uron mirëseardhjen kompanisë ajrore Daneze Jet Time me turistë nga Skandinavia

 

Tirana International Airport (TIA) i uron sot mirëseardhjen shoqërisë ajrore Daneze Jet Time me fluturimin e saj të parë me një grup prej 130 turistësh në bord nga Skandinavia.

Me këtë rast, TIA mbajti një ceremoni për të shënuar fillimin e operimit të destinacionit të ri nga kryeqyteti i Finlandës Helsinki, në Tiranë.

“Ky është grupi i parë i turistëve nga Skandinavia dhe nesër presim të tjerë nga Suedia dhe Norvegjia. Njerëzit nga vëndet e Skandinavisë janë shumë të interesuar për të parë Shqipërinë dhe ne iu urojmë atyre një përvojë të bukur këtu. Nga ana tjetër, TIA i mbështet fluturimet në këto destinacione financiarisht me qëllim për të zhvilluar turizmin dhe për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë në Evropë dhe përtej saj,” u shpreh Dr Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s.

Jet Time është një shoqëri ajrore Daneze e themeluar në vitin 2006 dhe operon kryesisht si një kompani e cila ofron shërbime për biznese duke siguruar shërbime transporti ajror për avionë charter dhe shoqëri ajrore. Që nga krijimi i saj, Jet Time është zhvilluar duke u bërë shoqëria ajrore më e madhe Daneze.

Tirana International Airport njofton se të tjera lajme të mira priten për sezonin veror.