FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

Wizz Air filloi sot fluturimet direkte nga Tirana International Airport drejt Londrës

01.01.1970

Wizz Air filloi sot fluturimet direkte nga Tirana International Airport drejt Londrës  

 

 Tiranë më 19 Prill 2018: Wizz Air, shoqëria më e madhe ajrore me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, filloi sot fluturimet direkte nga Tirana International Airport drejt Luton Airport Londër, me një avion të tipit Airbus A320.

 

Destinacioni i ri i cili do të operohet nga Wizz Air nga Tirana International Airport drejt London Luton, është programuar tre here në javë dhe çmimet – sipas kompanisë – do të fillojnë nga 29.99 EURO, duke krijuar kështu mundësi udhëtimi të arsyeshme për Shqipërinë.

 

“Ne jemi entuziastë për këtë shërbim të ri nga Wizz Air. Kjo do të shërbejë si një ndihmë e konsiderueshme për shumë shqiptarë të cilët jetojnë në Londër dhe jashtë saj. Do të ofrojë mundësi të reja për udhëtarët dhe për eksplorimin në vazhdimësi të Shqipërisë”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport Dr. Rolf Castro-Vasquez.

 

Fillimi i fluturimeve drejt Londrës nga Wizz Air pason fluturimet direkte nga shoqëria ajrore Hungareze në prillin e vitit të kaluar, që lidhën Tiranën me Budapestin.