FLUTURIMET

  • 03:15Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:05Belgrade / Beograd - JU 217
  • 04:25Vienna / Vjene - OS 850
  • 06:00Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:05Pisa / Piza - W6 3853

Home > Kompania > Njoftime për shtyp

TIA publikon Buletinin e Njëmbëdhjetë Mjedisor dhe Social

01.01.1970

NJË VËSHTRIM MBI PROGRAMET MJEDISORE NË TIA

Gjatë 2017, Tirana International Airport SHPK (TIA) ka rishikuar Politikën Mjedisore duke rikonfirmuar se “Veprimtaria jonë orientohet nga integrimi i principeve të qëndrueshme në vendimarrje dhe në proçeset tona të biznesit duke ndërmarrë masa për ruajtjen e burimeve natyrore, energjisë dhe mbrojtjen e ekosistemeve me qëllim maksimalizimin e përfitimeve sociale, ekonomike dhe mjedisore nga rritja e vazhdueshme e aeroportit.”

 TIA, duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes dhe përmirësimit të cilësisë së mjedisit në rrethinat e saj, Shqipëri dhe më gjerë ka vazhduar me zbatimin e programeve të saj mjedisore në menaxhimin e burimeve natyrore duke përfshirë përdorimin e energjisë, menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe ndërgjegjësimin mjedisor.

 Si pjesë e përgjigjes së industrisë evropiane të aeroporteve ndaj sfidës së ndryshimit klimatik dhe në njohje të përpjekjeve të saj për të menaxhuar optimizimin e energjisë së përdorur dhe zvogëluar emetimet e karbonit CO2, TIA është akredituar me sukses për të tretin vit rradhazi për Nivelin II të Reduktimit të lëshuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve per Europën.

 Vitin që shkoi TIA  ka  përdorur pesë përqind më pak energji se në vitin 2011, ndërsa në të njëjtën kohë u ka  shërbyer një numri 20 përqind më të lartë pasagjerësh.

 TIA, duke inkurajuar përdorimin e praktikave të përgjegjshme mjedisore nga punonjesit e saj, partnerët e biznesit dhe komunitetin ka vazhduar  zbatimin e programit Ripërdor-Redukto-Riciklo nëpërmjet konceptit të ndarjes së mbetjeve në burim, me qëllim për të optimizuar riciklimin dhe zvogëluar ndikimin në mjedis.

 Në këtë kuadër është përmirësuar infrastruktura e grumbullimit dhe dokumentimi i inventarit të mbetjeve, ështe hartuar një plan i ri për menaxhimin mjedisor të impiatit të trajtimit te ujrave të ndotura, ndërsa janë ndërmarrë aktivitete të rritjes së ndërgjegjësimit dhe udhëzime për qiramarrësit dhe palët e treta.

 Gjithashtu, TIA dhe nënkontraktorët e saj vazhdojnë grumbullimin e mbetjeve të ngurta dhe aktivitete të tjera me shkollen 9-vjeçare Rexhe Deliu në Rinas. Javen e kaluar, ata mbështetën aktivitetin e nxënësve në kuadër të iniciativës "Të pastrojmë Shqiëpërinë”.

 Performanca mjedisore e TIA-s ku përfshihen objektivat, programet, rezultate monitorimi dhe arritjet vazhdojnë të publikohen në në Buletinin e sa Mjedisor e Social, tashmë në botimin e tij të 11-të.

 

 

 

Dokumenta bashkengjitur