FLUTURIMET

  • 03:30Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:30Belgrade / Beograd - JU 217
  • 06:10Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:20Frankfurt - LH 1455
  • 09:20Istanbul / Stamboll - ZB 1001

Home > Vizito shqiperine > Vizitoni shqiperine

Pak fjalë rreth Shqipërisë

Shqipëria është e pozicionuar në zemër të mesdheut dhe shtrihet përgjatë detit Adriatik dhe detit Jon. Ajo është një ndër destinacionet më tërheqëse në rajon. Deri më tani, e vizituar nga pak njerëz Shqipëria është një destinacion mjaft interesant. Numri gjithmonë në rritje i vizitorëve po sjell një frymë të re civilizimi dhe kulture që e bën këtë vend Europian gjithmonë e më tërheqës.

Shqipëria ka një vijë të bukur bregdetare që zgjatet në brigjet e detit Adriatik duke nisur prej Malit të Zi deri në gjirin e Vlorës, ku Adriatiku takon detin Jon. Prej këtu e më tej, në drejtim të jugut, shtrihet bregdeti shkëmbor i krijuar prej zbritjes së thiktë në det të maleve të larta që mbizotërojnë në atë zonë.

Malet dhe lumenjtë e shumtë të Shqipërisë ofrojnë mundësi të ndryshme për turizëm sportiv, përfshirë shumë lloje sportesh, përkrah mundësisë për shijimin e një natyre të mrekullueshme.

Historia dhe kultura e vendit është magjepsëse. Disa qytete shqiptare ruajnë një paraqitje që ka ndryshuar pak me kalimin e shumë brezave dhe ruajnë në gjirin e vet zbulime arkeologjike që shkojnë prapa në histori për më shumë se 2000 vjet. Vendzbulime të shumta arkeologjike e bëjnë Shqipërinë tejet të përshtatshme për turizëm të interesave të veçanta.

Për më tepër informacion, ju lutem klikoni në faqen zyrtare të Entit të Turizmit: http://albania.al/