Dr. Constantin von Alvensleben
Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv (CEO)
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv mban përgjegjësinë e përgjithshme për strategjinë dhe zhvillimin e kompanisë.
Ai mbikëqyrë legjitimitetin e të gjitha veprimeve të marra, ai mban përgjegjësinë për ofrimin fitimprurës të të gjitha operimeve të aviacionit në aeroport në përputhje me standardet shqiptare dhe ICAO.
Ai gjithashtu menaxhon sigurinë e aeroportit dhe marrëdhëniet me shoqëritë ajrore, agjencitë qeveritare, personelin dhe furnizuesit.
Si kreu i kompanisë, ai është personi i kontaktit për të gjithë grupet e interesit.
Z. Volker Wendefeuer
Drejtor i Përgjithshëm i Operimeve (COO)
Drejtori i Përgjithshëm i Operimeve është përgjegjës për operimet e Aeroportit. Z. Wendefeuer ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme prej më shumë se 50 vjetësh në operimet e aeroportit. Më parë, që nga viti 2005, ai ka punuar si Zëvendëspresident i Lartë i Operimeve dhe Shërbimeve të Terminalit në Fraport AG, i cili zotëron dhe menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit, Gjermani.
Suela Keri
Drejtore e Përgjithshme e Financës (CFO)
Drejtorja e Përgjithshme e Financës është përgjegjëse për financat dhe bilancet e kompanisë. Kjo përfshin përpilimin e strukturave përkatëse raportuese sipas standardeve ndërkombëtare, kontrollin e bilanceve dhe të raporteve mujore për Këshillin Administrativ si dhe përgatitjen e drejtë dhe konform ligjit të kontratave prokuruese. Drejtorja e Përgjithshme e Financës menaxhon gjithashtu edhe sigurimet e aeroportit.