FLUTURIMET

  • 03:30Sabiha Gokcen Intl. - PC 284
  • 04:30Belgrade / Beograd - JU 217
  • 06:10Milan Malpensa - W6 6607
  • 06:20Frankfurt - LH 1455
  • 09:20Istanbul / Stamboll - ZB 1001

Home > Pasagjerë & vizitorë > Kërkesa të veçanta

Kërkesa të veçanta

Informacion
Shërbime të veçanta mund të ofrohen për pasagjerët me aftësi të kufizuara, fëmijët që udhëtojnë vetëm (nga 6 deri në 12 vjeç), për ata që udhëtojnë me fëmijë dhe për pasagjerët që kanë të nevojshme një menu të veçantë. Ju lutem informoni kompaninë ajrore për kërkesat që keni përpara se të blini biletën ose jo më vonë se 3 ditë përpara se të udhëtoni.

Sipas legjislacionit evropian, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është përgjegjës për ofrimin e një ndihme të veçantë për personat me aftësi lëvizjeje të kufizuar. Megjithatë, ne kemi si qëllim të sigurojmë një nivel shërbimi, i cili i tejkalon udhëzimet e legjislacionit.

Çfarë duhet bërë në këto raste: Njoftoni linjën tuaj ajrore
Nëse keni aftësi të kufizuara apo jeni duke përjetuar vështirësi në lëvizje, ju duhet të informoni linjat ajrore përkatëse për nevojat tuaja të veçanta në udhëtim, të paktën 48 orë përpara fluturimit. Është e këshillueshme të jepet sa më shumë informacion për udhëtimin në të dy drejtimet: nisje dhe mbërritje; në këtë mënyrë ne mund t’ju sigurojmë që do të merrni ndihmën e kërkuar. Megjithatë, edhe në qoftë se njoftimi nuk është dhënë, ne përsëri do të bëjmë të gjitha përpjekjet e nevojshme për t’ju ardhur në ndihmë.

Klikoni ketu per te pare kontaktet e Kompanive Ajrore.

 

Në aeroport
Në aeroport ka parkim të dedikuar për njerëzit me aftësi të kufizuara përballë terminalit. Ju lutem telefononi stafin e aeroportit në +355 4 2381 800 dhe do t’ju ofrohet ndihmë nga personeli i ndihmës së shpejtë.

Ju lutemi gjithmonë mbani në dorë pasaportën tuaj dhe biletën apo fletën e imbarkimit në çdo kohë, kjo do t'ju ndihmojë të kaloni nëpërmjet aeroportit pa humbur kohë.
Në qoftë se ju nuk keni aftësi të kufizuara, por ende keni nevojë për ndihmë, ju lutem na kontaktoni. Telefononi në +355 4 2381 800 për të mësuar më shumë. Stafi i TIA-s do të jetë gjithmonë i gatshëm për t’ju ndihmuar.