Dr. Constantin von Alvensleben, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës zgjidhet Kryetari i ri për të drejtuar Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri.
Shpërndaje
Ndani këtë informacion.
Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) zhvilloi në datën 26 shkurt Mbledhjen Vjetore të Asamblesë. Në këtë takim u prezantuan aktivitetet kryesore dhe programi i punës së shoqatës, së bashku me sfidat kryesore të Axhendës së saj të vitit 2020.
Gjatë këtij Takimi, Asambleja e Anëtarëve zgjodhi Presidentin e FIAA-s së bashku me anëtarët e rinj të Bordit të Drejtorëve që do të drejtojnë Shoqatën në dy vitet e ardhshme.
Bordi i Ri Drejtues i FIAA-s përbëhet nga Drejtues të Lartë të kompanive të rëndësishme në vend:
Dr. Constantin von Alvensleben Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Presidenti i porsazgjedhur i FIAA-s
Z. Elvin GURI Investitor i Telekom Albania, Anëtar Bordi i porsazgjedhur i FIAA-s
Z. Bledar SHELLA Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i OTP Bank Albania, Anëtar Bordi i prosazgjedhur i FIAA-s
Z. Rohan D’SOUZA Menaxher për Shqipërinë i Kompanive SHELL në Shqipëri, i zgjedhur në vitin 2019
Znj. Stela DHAMI Partnere Menaxhuese e Colliers International në Shqipëri, e zgjedhur në vitin 2019
Z. Xingyun SUN Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankers Petroleum Albania, i zgjedhur në vitin 2019
Z. Perparim KALO Partner Menaxhues i Kalo & Associates, i zgjedhur në vitin 2019
Kryetari i ri i FIAA-s, Dr. Constantin von Alvensleben vjen me një përvojë të gjatë në aeroporte dhe aviacion, por edhe në industrinë e zhvillimit të pronave. Ai u njoh me Shqipërinë dhe mjedisin e saj të biznesit që nga pozicioni i tij i parë si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s gjatë viteve 2005-2007, ku menaxhoi me sukses fazën e parë të operimeve të Aeroportit të vetëm në Shqipëri. Në shtator 2019, Z. Constantin u rivendos në Shqipëri për të ndërmarrë një sfidë të re si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport SHPK, këtë herë në pronësi të kompanisë kineze "China Everbright", e cila është e vendosur dhe listuar në Hong Kong.
Gjatë fjalës së tij, Kryetari i ri falënderoi anëtarët e FIAA-s që e besuan dhe e votuan, si dhe që i dhanë mundësinë për të drejtuar një shoqatë të rëndësishme si FIAA. Me një prezencë 20 vjeçare në Shqipëri, FIAA ka qenë dhe vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm për Qeverinë e Shqipërisë në zhvillimin dhe integrimin ekonomik të vendit. Shoqata ka konsoliduar një bashkëpunim të qëndrueshëm me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në vend, duke u pozicionuar si pjesë e strukturave të ndryshme të konsulencës që kanë si fokus klimën e biznesit në vend dhe thithjen e investimeve të reja. FIAA numëron 80 kompani anëtare, mes tyre korporata të mëdha ndërkombëtare si Shell, Statkraft, banka të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe kompani me përvojë në zhvillimin e pronave, infrastrukturës dhe energjisë.
Shpërndaje
Ndani këtë informacion.
Publikimet më të fundit
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të njoftimeve për shtyp dhe publikimeve tona më të fundit të publikuara që shërbejnë për të informuar publikun në mënyrën më të saktë dhe transparente.